Mbyllet Tik-Tok në Shqipëri për një vit - Prezantohet plani i ri, Rama: Do rritet siguria në shkolla
Qeveria shqiptare ka vendosur të mbyllë platformën tik-tok në Shqipëri minimalisht për 1 vit. Në takimi përmbyllës pas konsultimit publik me mësues e prindërit për masat ndaj Tik - Tok dhe sigurinë e fëmijëve në tërësi, kryeministri bëri me dije se ky vendim është marrë për shkak të dëmit që po shkakton kjo platformë tek të miturit në vend.
“Duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm do ta mbyllim Tik-Tok për 1 vit për Shqipërinë. Gjatë një viti do shohim si do veprojnë vendet e tjera, cilat janë rregullat e reja që do dalin, si do reagojë vetë tik-toku . Në tik-tok jashtë kinës sheh vetëm llum. Dhe këtë e bën algoritmi që nxit. Problem sot nuk janë fëmijët tanë, jemi ne, është shoqëria jonë, janë tik toku dhe gjithë tok tokët e tjerë” - tha kryemisnistri Rama.
Qeveria prezantoi Planin e Ri të Veprimit 3 vjeçar , për të adresuar dhe përmirësuar sigurinë në shkolla. Ky plan synon të forcojë masat kundër dhunës, bullizmit, dhe kërcënimeve digjitale, duke ndërtuar një mjedis më të sigurt dhe më të shëndetshëm për fëmijët.
“Në një kohë kur sfidat teknologjike janë të pashmangshme, siguria fizike dhe digjitale është prioritet. Për rritjen e kësaj sigurie kemi vendosur bllokimin e platformës TikTok, bazuar në një paketë instrumentash që po punohet nga AKCESK dhe AKSHI. Po ashtu, do të vendosim kamera inteligjente përmes projektit ‘Smart City’, duke siguruar një monitorim më efektiv brenda shkollave dhe perimetrit të tyre. Në dy vitet e ardhshme do të dyfishojmë numrin e oficerëve të sigurisë, duke arritur në 500, dhe do të ngremë një strukturë të dedikuar brenda drejtorive arsimore për të koordinuar detyrat e oficerëve të sigurisë dhe bashkëpunimin me njësitë lokale të mbrojtjes së fëmijëve.” – shtoi ministrja e arsimit, Ogerta Manastirliu.
Sipas Ministres së Arsimit, plani i ri i veprimit u hartua pas realizimit të 1300 konsultimeve me pjesëmarrjen e 65 mijë prindërve në të gjithë shkollat e vendit, për fuqizimin e mekanizmave të sigurisë dhe ngritjen në një nivel të ri të marrëdhënies shkollë - nxënës – prindër.
Sondazh

Do të bllokohet TikTok, Manastirliu: Plan i Ri Veprimi për fuqizimin e mekanizmave të sigurisë në shkollë!
Sot u prezantua Plani i Ri i Veprimit, një nismë e rëndësishme e Ministrisë së Arsimit, në bashkëpunim me institucione dhe partnerë ndërkombëtarë, në......

“Konsumi i naftës në Kinë do të arrijë kulmin në 2027” - Gazi natyror, zgjerimi i automjeteve elektrike dobëson kërkesën
Konsumi i naftës në Kinë do të arrijë kulmin deri në vitin 2027, sipas gjigantit shtetëror të rafinimit Sinopec, ndërsa kërkesa po fillon të dobësohet në......

“Fryhet” buxheti, 618 milionë euro më shumë - 11- mujori/ Pagat dhe konsumi dominojnë rritjen e të ardhurave
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 60.5 miliardë lekë, apo 618 milionë euro më shumë se një vit më parë për periudhën 11 mujore të vitit. Sipas të dhënave......

Holanda, IA në ligjin e shqyrtimit të investimeve - Qeveria planifikon të forcojë sigurinë kombëtare ndaj sulmeve kibernetike
Qeveria holandeze synon të shtojë teknologji të tilla si bioteknologjia dhe inteligjenca artificiale në ligjin e saj të shqyrtimit të investimeve, përmes......

Pas zgjedhjeve në SHBA, Elon Musk po kërkon të ndikojë edhe në zgjedhjet e Gjermanisë!
CEO i Tesla, Elon Musk, një donator dhe këshilltar i Presidentit të zgjedhur Donald Trump, tani po kërkon të ndikojë në zgjedhjet e Gjermanisë, duke postuar......

SHBA shmang mbylljen e qeverisë - Senati miraton projektligjin federal dypartiak për shpenzimet!
Senati i SHBA miratoi një projekt-ligj federal dypartiak për shpenzimet të shtunën në mëngjes që shmangi mbylljen e qeverisë dhe shënoi fundin e një jave......

Udhëzim i ri për taksimin e dyfishtë - Rimbursohet tatimi i parapaguar për 7462 tatimpagues
Administrata Tatimore ka njoftuar realizimin e rimbursimit të tatimit të parapaguar për 7462 tatimpagues, që ofrojnë shërbime profesionale. 7157 Tatimpagues......

OSHEE, 855 mln lekë nga kamatvonesat - Arkëtimet për janar - tetor, vlera e pagesave jashtë afatit u ul në raport me 2023
Likujdimi me vonesë i faturave të energjisë elektrike nga konsumatorët ka rritur të ardhurat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Sipas të......