Shqipëria Postuar më 9 Nëntor 2025, 18:28

Mbyllet procesi i votimit/ Mati dhe Tepelena kryesojnë pjesëmarrjen, Vlora renditet e fundit

Nga Scan TV

Mbyllet procesi i votimit/ Mati dhe Tepelena kryesojnë pjesëmarrjen,

Sot u mbajtën zgjedhjet vendore në pesë bashki të vendit, ku procesi i votimit përfundoi në orën 18:00. Shqiptarët votuan në: Vlorë, Berat, Tepelenë, Cerrik dhe Mat. Sipas njoftimit të KQZ-së, pjesëmarrja në orën 18:00 në të pesë bashkitë arriti 18.72%. Në këtë garë morën pjesë 13 kandidatë nga partitë politike, si dhe kandidatë të pavarur.

Në bazë të të dhënave specifike për secilën bashki, rezulton se Bashkia e Matit shënoi pjesëmarrjen më të lartë, me 34.63%. Ajo u pasua nga Bashkia e Tepelenës me 34.63%. Ndërkohë, Bashkia e Vlorës shënoi pjesëmarrjen më të ulët, me 12.54%, dhe ky rezultat nuk ndryshoi deri në përfundim të procesit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat