Shqipëria Postuar më 5 Nëntor 2024, 10:36

Mbyllet për qarkullimin tuneli i Llogarasë - ARRSH: Do të përfundojnë të gjitha punimet e nevojshme

Nga Ernilda Luzi

Mbyllet për qarkullimin tuneli i Llogarasë - ARRSH: Do të

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se duke filluar nga dita e sotme 5 nëntor Tuneli i Llogarasë do të mbyllet, me qëllim përfundimin e të gjitha punimeve të nevojshme për dorëzimin e plotë të këtij projekti.

ARRSH kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve sikurse edhe të banorëve të zonës. Sipas njoftimit, punimet po kryhen pas përfundimit të sezonit veror, ku hapja e Tunelit të Llogarasë lehtësoi qarkullimin e mjeteve, si dhe shkurtoi kohën e udhëtimit.

Tuneli i Llogarasë u hap më 5 korrik të këtij viti, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve drejt Rivierës dhe duke shkurtuar kohën e udhëtimit në 8 minuta nga 40 minuta që ishte para hapjes së tunelit, duke rritur njëkohësisht edhe parametrat e sigurisë rrugore.

Tuneli me gjatësi 5.9 km do të lejojë një shpejtësi prej 50 - 80 km/orë.

Punimet për ndërtimin e tunelit nisën më 15 nëntor të vitit 2021, pas garës tenderuese të zhvilluar që u fitua nga një konsorcium turk i përbërë nga dy kompani.

Konsorciumi turk u shpall fitues me ofertën prej 17 mld lekë. Së bashku me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar kosto për ndërtimin e tunelit të Llogarasë shkon në rreth 20 mld lekë.

Tuneli i Llogarasë shkurton kohën e aksesimit të jugut të vendit me rreth 45 minuta. Ai nis nga Ura e Shën Elizës dhe del në Urën e Palasës, ndërsa është pjesë e seksionit rrugor Orikum – Himarë, pjesë e Autostradës Vlorë – Sarandë.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 5 Nëntor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan është forcuar këtë mëngjes duke u blerë sot me 89.8 lekë dhe duke u shitur me 90.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me ditën e......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat