Mbyllet minimatura, klasat e nënta japin provimi i fundit - Në të gjithë vendin 28 mijë nxënës testohen në gjuhën e huaj
Rreth 28 mijë nxënës të klasave të 9-ta do të zhvillojnë sot provimin e fundit, atë të gjuhës së huaj.
Provimi nis në orën 10:00, ndërkohë që nxënësit do të kenë në dispozicion 2 orë e 30 minuta për të plotësuar të gjitha pyetjet e testit.
Nxënësit duhet të paraqiten në shkollë një orë përpara se të fillojë provimi.
Provimi do të kryhet në 340 qendra që administrohen dhe monitorohen nga stafe të kualifikuara të institucioneve arsimore.
Brenda muajit qershor nxënësit e klasave të 9-ta iu nënshtruan provimeve kombëtare në gjuhë shqipe më 19 qershor, matematikë më 25 qershor dhe gjuhë e huaj që zhvillohet sot më 30 qershor.
Ndërkohë, gjuhët e huaja që do të jepen si provim i detyruar janë: Anglisht, Frëngjisht, Italisht dhe Gjermanisht. Nxënësit e klasave të 9- ta të shkollave mbështetëse të seksioneve dygjuhëshe franceze, italiane dhe gjermane japin provim gjuhën përkatëse të seksionit në nivelin gjuhësor A2.
Gjithashtu, nxënësit e pakicave kombëtare vlerësohen edhe në lëndën gjuhë e huaj.
Ndërsa, nxënësit me aftësi të kufizuar që ndjekin shkollat e zakonshme i zhvillojnë provimet kombëtare të arsimit bazë, sipas përcaktimeve në rregulloren për zhvillimin e provimeve kombëtare të arsimit bazë.
Provimet shënojnë fazë të rëndësishme në formimin e nxënësve ndërsa ata përgatiten të nisin studimet e nivelit të dytë.

Shqipëria drejt hartës së luksit global në turizëm
Shqipëria i bashkohet vendeve si SHBA-ja, Japonia, Zvicra, Arabia Saudite, Tajlanda, Italia dhe Egjipti në ambicien për t’u kthyer në një destinacion udhëtimi......

Albpetrol angazhohet për rehabilitimin e ndotjes në zonën naftëmbajtëse Gorisht-Kocul!
Kompania Albpetrol ka vendosur të pastrojë zonën naftëmbajtëse në Gorisht-Kocul. Kompania thekson se ky angazhim është bërë edhe më i domosdoshëm për shkak të......

Greqia “piqet” nga zjarret në kulmin e sezonit turistik - Chios në flakë, 40.000 ha tokë të djegura
Në kulmin e sezonit veror, Greqia po përballet me një situatë alarmante për shkak të zjarreve që po përfshijnë zona të njohura turistike. Ishulli i Chios-it......

Miss Universe Albania & Kosovo në Green Coast - Stili veror dhe trashëgimia shqiptare “sfilojnë” në La Vista
Është organizuar për të dytin vit radhazi sfilata e Miss Universe Albania & Kosovo në Green Coast. Vajzat konkurente krijuan një atmosferë magjike në......

Trump kërcënon me bombardime të reja ndaj Iranit - Braktis planin për lehtësimin e sanksioneve, “Të kenë kujdes”
Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi ashpër udhëheqësin suprem të Iranit, Ali Khamenei, të premten, ku hoqi dorë nga planet për të lehtësuar sanksionet......

Temperaturat e larta, shtohen vatrat e zjarreve - AKMC: Situata në monitorim, të bëhet kujdes!
Me hyrjen në kulmin e stinës së verës dhe rritjen e temperaturave në shumë zona të vendit, rreziku nga zjarret në ambiente të hapura është shtuar......

Hekurudhat dhe portet, ura të reja bashkëpunimi - Forumi i Transportit në Stamboll/ Balluku: Projekte me përfitim rajonal
Elektrifikimi i hekurudhave, flotat e reja të automjeteve elektrike, portet e gjelbërta dhe projekte të mëdha me përfitim rajonal kanë qenë ndër temat......

Rriten kosheret, zvogëlohet kavanozi/ Rendimenti i bletarisë bie në minimum në vitin 2024
Sektori i bletarisë në Shqipëri ka përjetuar një paradoks në vitin e kaluar sipas të dhënave. Për herë të parë, numri i koshereve të bletëve në vend ka......