Mbyllen regjistrimet për votuesit nga diaspora/ KQZ: Mbi 230 mijë kërkesa të miratuara!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se afati për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit për të bërë kërkesë në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit përfundoi mbrëmjen e së martës, datë 4 mars, në orën 24:00.
Sipas të dhënave të KQZ kërkesat unike për regjistrim janë 294'155, nga të cilat janë miratuar 231'900 ndërsa 42'033 janë refuzuar.
Në total, kërkesat për regjistrim janë 365'166, nga të cilat 344'891 janë shqyrtuar, 112'991 janë refuzuar dhe 20'223 janë në shqyrtim.
Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave për regjistrim të miratuara është nga Italia me 86'527, e ndjekur nga Greqia me 62'597, Gjermania me 24'436 dhe SHBA me 20'094.
Sa i takon qarqeve, numri më i lartë i kërkesave për regjistrim të miratuara është nga qarku i Tiranës me 49'440, e ndjekur nga Fieri me 30'702 si dhe nga Durrësi me 23'802.
Sondazh

Përfundon rindërtimi i nënstacionit në Pogradec/ Balluku: Furnizim më i mirë për 20 mijë abonentë!
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi sot se në qytetin e Pogradecit ka përfunduar puna për......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan ka pësuar një zbritje të ndjeshme të vlerës këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 92.4 lekë dhe është shitur me......

Euro arrin nivelin më të lartë në 3 muaj ndërsa BE përgatitet të rrisë shpenzimet e mbrojtjes!
Euro u rrit për të dytën ditë radhazi tregtimi pasi kancelari në pritje i Gjermanisë, Friedrich Merz tha se qeveria do të zhbllokonte miliarda euro për......

Ndërtimi “çlirohet” nga presioni i çmimeve/ Kostot në sektor u rritën me vetëm 1.2% gjatë tremujorit të fundit të vitit 2024
Vitet e fundit, referuar të dhënave të marra në analizë nga “Scan Intel”, ndërtimi po luan një rol të rëndësishëm në ecurinë ekonomike të vendit teksa......

AAPSK dyfishon të ardhurat nga administrimi i pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në vitin 2024
Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka dyfishuar të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara dhe......

Shqipëri-Izrael/ Balluku: Nga 2 prilli, lidhje direkt përmes fluturimeve të ndërsjella!
Zëvendës kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi sot se duke nisur nga data 2 prill, Shqipëria dhe......

BE u jep “frymëmarrje” prodhuesve të makinave - “Liron” objektivat e ndotjes, ndërsa shitjet e automjeteve elektrike bien
Prodhuesve evropianë të makinave do t'u jepen dy vjet shtesë për të përmbushur objektivin mjedisor të këtij viti, tha presidentja e Komisionit Evropian,......

Euro sërish në “vend numëro” - BSH: “Ngec” poshtë 100 lekëve. Rimëkëmbja e janarit, sa u shfaq në eksporte?
Që prej janarit, duket se kursi i këmbimit euro-lek nuk po shfaq më shenja përmirësimi. Por, si ka qenë konkretisht ecuria e tij në dy muajt e parë të......