Shqipëria Postuar më 26 Shkurt 2025, 14:26

“Mbrojtje konsumatorit, mbështetje bujqësisë” - Guvernatori Sejko, takim me drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në FMN

Nga Diamila Leka

“Mbrojtje konsumatorit, mbështetje bujqësisë” -

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti në takim Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë të FMN, Riccardo Ercoli. Guvernatori u shpreh se, pavarësisht sfidave, ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri pozitive. Rritja ekonomike ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë shqiptare.

Ndërkohë, Guvernatori Sejko prezantoi për Ercoli ndryshimet rregullatore të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë, për mbrojtjen e konsumatorit dhe garantimin e një mjedisi më transparent për huamarrësit. Gjithashtu u prezantua programin e financimit të biznesit mikro, të vogël dhe të mesëm, i cili synon të krijojë dhe të formatojë një instrument financimi për bankat tregtare që mund të përdoret prej tyre në mbështetje të përmirësimit të aksesit në kredi për bizneset që operojnë në Shqipëri.

Mbështetja e sektorit të bujqësisë kaqenë i kufizuar, në këtë takim u diskutua se Banka e Shqipërisë ka vendosur ta mbështesë këtë sektor, si dhe agroturizmin dhe gjithë bizneset e tjera të vogla dhe të mesme me një program në vlerën e rreth 25 miliardë lekëve.

 Falë këtij programi, çdo biznes i vogël e i mesëm mund të përfitojë kredi deri në nivelin e 25 milionë lekëve. Një tjetër çështje e trajtuar gjatë takimit ishte dhe modernizimi i sistemeve të pagesave në Shqipëri dhe që Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë hapa konkretë për të harmonizuar kuadrin rregullator me standardet evropiane, duke synuar anëtarësimin në Tregun Unik të Pagesave në Euro.

Nga ana tjetër, Drejtori Ekzekutiv për Shqipërinë në FMN shprehu vlerësimin e tij për reformat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë në drejtim të ruajtjes së stabilitetit financiar në vend dhe stabilitetit të çmimeve, si mandati dhe objektivi kryesor i Bankës.

Së fundi, z. Ercoli inkurajoi monitorimin e vazhdueshëm të rrezikut të kredisë bankare, të kursit të këmbimit dhe të normës së interesit, si dhe vlerësoi pozitivisht rolin dhe politikën e ndjekur nga Banka e Shqipërisë, duke u ndalur në veçanti te rëndësia e kthimit të inflacionit në objektiv. Guvernatori Sejko dhe përfaqësuesi i FMN-së theksuan nevojën dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit midis institucioneve dhe të asistencës teknike në të ardhmen.

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat