Mbrojtja sociale, “trampolinë” drejt punësimit - Si do të ndryshojnë politikat sociale në vitin 2026?

Fusha e mbrojtjes sociale mbetet një nga prioritetet e qeverisë për vitin 2026, me objektivin për të forcuar sistemin e përkujdesit ndaj shtresave në nevojë dhe për të ndërtuar një model të qëndrueshëm mbështetjeje, që i përgjigjet nevojave reale të qytetarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka parashikuar një sërë masash që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës për kategoritë më vulnerabël të shoqërisë, e cila bazohet në tre shtylla: ndihma ekonomike, aftësia e kufizuar dhe shërbimet sociale.
Referuar projekligjit për buxhetin e 2026- ës, parashikohet që numri i familjeve dhe individëve përfitues nga skema e ndihmës ekonomike të ulet, duke arritur në rreth 59 mijë përfitues në vitin 2028, ku për vitet 2026-2027 parashikohet të ulet me 1000 familje, pasi synohet punësimi i anëtarëve në moshë pune të familjeve përfituese, duke e kthyer ndihmën ekonomike në një trampolinë për integrim social dhe ekonomik.
Përsa i përket personave me aftësi të kufizuar (PAK) dhe kujdestarëve të tyre, pritet një rritje e numrit të përfituesve në 98 mijë persona deri në vitin 2028, krahasuar me 94 mijë të parashikuar në vitin 2026. Kjo rritje, në zbatim të skemës së re të vlerësimit të aftësisë së kufizuar, pra sipas modelit bio-psiko-social, bazuar në standardet e Organizatës Botërore të Shëndetit, duke synuar një sistem më të drejtë dhe gjithëpërfshirës që kombinon mbështetjen financiare me shërbime konkrete përkujdesjeje.
Në drejtim të punësimit të grupeve të pafavorizuara, sipas projektbuxhetit, qeveria synon nxitjen e mundësive për integrim përmes ndërmarrjeve sociale, ku planifikohet punësimi mesatarisht i 150 personave çdo vit. Kjo masë mbështetet me një fond prej 80 milionë lekësh gjatë periudhës 2026–2028.
Një tjetër synim është rritja e pjesëmarrjes së personave në shërbimet sociale të financuara nga fondi social, ku pritet që numri i përfituesve të rritet nga 11 mijë në vitin 2025 në 15 mijë në vitin 2028. Paralelisht, do të zgjerohet edhe mbështetja për njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilat do të ofrojnë shërbime të reja territoriale për grupet në nevojë. Deri në vitin 2028, 61 bashki do të jenë pjesë e kësaj nisme, nga 43 që parashikohen në vitin 2025, me një fond mesatar prej 400–450 milionë lekësh.
Ndërsa, për gratë e papuna me tre ose më shumë fëmijë, ku njëri prej tyre është nën moshën 5 vjeç, parashikohet që periudha e kujdesit ndaj fëmijës do të merret si periudhë sigurimi për efekt pensioni pleqërie dhe barrëlindjeje. Nga kjo skemë parashikohet të përfitojnë rreth 8.700 gra në vitin 2028, me një fond prej 870 milionë lekësh përgjatë tre viteve të ardhshme.
Po kështu, parashikohet rritja e grave dhe vajzave në nevojë të riintegruara pas trajtimit në institucionet e përkujdesit social në 55 gra dhe vajza në vitin 2028 nga 47 gra/vajza që parashikohen në vitin 2025, si dhe rritja e numrit të familjeve rome dhe egjiptiane që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike nga 2400 familje në vitin 2025 në 2700 familje në vitin 2028.
Bllokimi i buxhetit në Kosovë - Sindikatat paralajmërojnë pasoja të rënda për punonjësit, pensionistët
Sindikatat e punëtorëve të sektorit publik kanë paralajmëruar pasoja të rënda për punëtorët dhe qytetarët nëse partitë politike nuk arrijnë një marrëveshje......
Bujqësia merr 16.5 milionë euro më shumë - Si shpërndahen paratë? Rriten fondet për prodhimin, ujitjen dhe sigurinë ushqimore
Rreth 16.2 miliardë lekë apo rreth 168 milionë euro do të shpenzohen për sektorin bujqësor gjatë viti 2026. Buxheti për bujqësinë është rritur me 1.6......
“Ecuri pozitive e rritjes ekonomike” - Guvernatori Sejko në takimin e Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore
“Të dhënat makroekonomike në vend tregojnë për një ecuri pozitive të rritjes ekonomike, shoqëruar me një klimë të favorshme për zhvillim ekonomik afatgjatë,......
SHBA pezullon 10% të fluturimeve në 40 aeroporte - Shkak, mbyllja më e gjatë në historinë e qeverisë amerikane
Sekretari i Transportit i Shteteve të Bashkuara, Sean Duffy, deklaroi se do të urdhërojë reduktimin me 10% të fluturimeve në 40 aeroportet kryesore amerikane......
Dobësohen Dollari dhe Franga – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan ka pësuar një zbritje të lehtë të vlerës pasi e nisi javën pozitivisht duke u blerë sot në raport me ditën e djeshme me 83.4 lekë dhe duke u......
Rritje ekonomike 3.5% deri në vitin 2028 - Banka Qendrore e Maqedonisë së Veriut publikon projeksionet
Projeksionet më të fundit të Bankës Popullore tregojnë se ekonomia e Maqedonisë së Veriut do të ketë një rritje solide gjatë periudhës 2025-2028, me Prodhim......
BE “zbut” objektivat klimatikë - Ministrat arrijnë marrëveshje për të reduktuar emetimet me 85% deri në 2040
Ministrat e mjedisit të Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje që zbut objektivin e propozuar për vitin 2040 për reduktimin e emetimeve. Ata gjithashtu......
Ukraina “ndërpret” lidhjet me Moskën - Zëvendëson monedhën kombëtare “kopek” me valutën ukrainase
Ukraina planifikon të zëvendësojë monedhën e vogël kopek për të hequr një simbol të mbetur nga dominimi i dikurshëm i Moskës. Guvernatori i Bankës Qendrore,......





