Mbrojtja sociale, drejt riformatimit - Rritje e mbështetjes për PAK dhe ulje e përfituesve të ndihmës ekonomike

Numri i përfituesve të ndihmës ekonomike parashikohet të ulet me rreth 1000 familje përgjatë viteve 2026-2027. Deri në vitin 2028 numri I familjeve dhe individëve përfitues pritet të zbresë në 59 mijë.
Kjo është një nismë e qeverisë, që synon integrimin në tregun e punës të anëtarëve në moshë pune.
Në të njëjtën kohë, pritet zgjerimi I mbështetjes për personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre. Numri i përfituesve parashikohet të rritet nga 94 mijë në vitin 2026 në 98 mijë në vitin 2028, në kuadër të zbatimit të modelit të ri biopsikosocial të vlerësimit të aftësisë së kufizuar, sipas standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Qasja e re synon të kombinojë pagesat me shërbimet e përkujdesjes sociale.
Dokumenti parashikon edhe forcimin e ndërmarrjeve sociale, ku synohet punësimi mesatar i 150 personave në vit nga grupet e pafavorizuara, me një fond rreth 80 milionë lekë përgjatë periudhës 2026–2028. Objektivi është që deri në vitin 2028, numri i të punësuarve në këto ndërmarrje të arrijë në 5% të anëtarëve në moshë pune që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike. Zgjerimi parashikohet edhe për shërbimet sociale territorial. Numri I përfituesve nga Fondi Social pritet të rritet nga 11 mijë në vitin 2025 në 15 mijë në vitin 2028. Ndërkohë, mbështetja për njësitë vendore synon ofrimin e 95 deri në 115 shërbimeve sociale në bashki, me një fond mesatar prej 400 deri në 450 milionë lekësh, ndërsa numri I bashkive përfituese pritet të rritet nga 43 në 61 bashki deri në vitin 2028.
Në fokus mbeten edhe disa kategori të veçanta. Politika e mbrojtjes për gratë e papuna me tre ose më shumë fëmijë parashikon që periudha e kujdesit për fëmijën deri në moshën 5 vjeç të njihet si periudhë sigurimi për pension pleqërie dhe barrëlindjeje. Nga kjo masë synohet të përfitojnë 8 700 gra në vitin 2028, nga 8 300 të parashikuara në vitin 2026, me një fond mesatar prej rreth 870 milionë lekësh.
Po ashtu, parashikohet rritje e numrit të grave dhe vajzave në nevojë të riintegruara pas trajtimit në institucionet e përkujdesjes sociale, si edhe zgjerim i mbështetjes për familjet rome dhe egjiptiane, nga 2400 familje në vitin 2025 në 2700 familje në vitin 2028.
Në tërësi, këto politika synojnë një kombinim mes mbështetjes financiare, riintegrimit në tregun e punës dhe zgjerimit të shërbimeve sociale në territor, me qëllim që ndihma të kthehet në një instrument për më shumë përfshirje sociale dhe pavarësisë.
Si po e përballojnë vendet rritjen e çmimit të karburanteve? - Ulje të akcizës dhe TVSH-së për të zbutur disi shtrenjtimin
Rritja e pandalshme e çmimit të karburanteve si rrjedhojë e konfliktit në Lindjen e Mesme po i jep efektet në të gjitha vendet e botës. Qeveritë kanë nisur......
Kartat bankare, “portofoli i ri” i shqiptarëve - BSH: Tregu dominohet nga ato të debitit, ndërsa kreditimi mbetet i kufizuar
Shqiptarët po mbajnë gjithnjë e më pak para në xhep - dhe gjithnjë e më shumë në kartë. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë një ndryshim......
Zbatimi i reformave dhe objektivat e BE-së - Raporti në Fletoren Zyrtare/ 41 masa të raportuara, 21 të realizuara
Komisioni Evropian ka publikuar vlerësimin për Raportimin e Parë të Zbatimit të Facilitetit për Reforma dhe Rritje, një dokument i përfshirë në Dokumentin e......
Shpallet situata e veçantë në tregun e hidrokarbureve - Qeveria ngre Bordin e Transparencës, çmime të detyrueshme për kompanitë
Qeveria shqiptare ka shpallur situatën e veçantë në tregun e hidrokarbureve, pas përshkallëzimit të krizës në Lindjen e Mesme dhe ndikimit të saj në çmimet e......
Sa paguajnë shqiptarët për sigurime? - AMF: Primi për frymë në 2025, rreth 12% më i lartë. Tregu zë një peshë të vogël në ekonomi
Nga viti në vit, shqiptarët po shpenzojnë më shumë për sigurime. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primi i......
Sa nikel dhe kobalt ka nëntoka e Bilishtit? - Mineralet kritike, rezervat e vendit përgjatë kufirit juglindor
Vendi ynë synon të kthehet në një aktor të rëndësishëm në tregun e mineraleve kritike, në një kohë kur raportimet në median greke për një investim të......
Greqia, 4 masa për frenimin e çmimit të karburanteve - Mitsotakis: Do të kushtojnë 300 mln euro për periudhën prill-maj
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi masa për të mbështetur familjet dhe bizneset për shkak të efekteve të luftës në Lindjen e Mesme. Siç deklaroi ai,......
Sa zgjidhje marrin ankesat për punën në Shqipëri? - Mosmarrja e pagave të prapambetura renditet si shqetësimi kryesor
Inspektoriati Shtetëror i Punës ka regjistruar gjatë vitit 2025 një volum të lartë ndërveprimi me qytetarët dhe palët e interesuara, duke evidentuar gjithsej......


