Shqipëria Postuar më 15 Shtator 2025, 18:22

Mbrojtja, ministri Vengu pret homologun bullgar: Konkretizimi i investimeve në industri dhe infrastrukturë

Nga SCAN TV

Mbrojtja, ministri Vengu pret homologun bullgar: Konkretizimi i investimeve

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti sot në Tiranë, Ministrin e Mbrojtjes së Bullgarisë, Atanas Zapryanov, i cili zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, i shoqëruar nga një delegacion i lartë.

Gjatë takimit, të dy ministrat theksuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë, duke vlerësuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit rajonal përballë sfidave të përbashkëta në Evropën Juglindore.

Në një postim në rrjetet sociale Ministri vengu shkruan se “Me Bullgarinë ndajmë vlerësime të njëmendta mbi rreziqet dhe sfidat në Europën Juglindore, dhe mbi rëndësinë e konkretizimit të investimeve strategjike në industri dhe në infrastrukturë, siç janë Korridori VIII dhe Porto Romano, për lëvizshmërinë e forcave aleate në rajon. Shqipëria dhe Bullgaria do të vijojnë të qëndrojnë krah për krah në misionet për mbështetjen e përbashkët të sigurisë europiane, siç bëjmë aktualisht në Forcën e Përparuar të NATO-s në Bullgari, si dhe në misionin KFOR në Kosovë.

Ministrat rikonfirmuan angazhimin për të vijuar kontributin e përbashkët në misionet ndërkombëtare, ku Shqipëria dhe Bullgaria shërbejnë së bashku në Forcën e Përparuar të NATO-s në Bullgari dhe në misionin KFOR në Kosovë, si dëshmi e vendosmërisë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë.

Vizita e ministrit bullgar të mbrojtjes ka vlerë pasi forcon marrëdhëniet dypalëshe dhe besimin reciprok mes dy vendeve, thekson rëndësinë e projekteve infrastrukturore jo vetëm për zhvillimin ekonomik por edhe për sigurinë rajonale dhe përcjell mesazhin se siguria rajonale është përgjegjësi e përbashkët e vendeve tona.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat