Mbrojtja e vendeve të punës, Rama: Mbështetje për bizneset pas rritjes së pagës minimale

Në podcastin e tij javor kryeministri Rama foli për mbështetjen që do t’u jepet bizneseve për shkak të rritjes së pagës minimale. Kryeministri tha se qëllimi i kësaj mase është ruajtja e stabilitetit ekonomik, mbrojtja e vendeve të punës dhe parandalimi i çdo tentative për informalitet.
“Pas vendimit që morëm në dhjetor të vitit të kaluar, ose më saktë, që zyrtarizuam, sikundër e kishim premtuar në fushatën tonë elektorale për të arritur pagën minimale nga 40 mijë në 50 mijë lekë, kemi ndërmarrë menjëherë edhe hapin tjetër të premtuar për të lehtësuar ndikimin e kësaj rritjeje mbi sipërmarrjet, duke marrë përsipër të paguajnë të gjithë koston e shtuar të sigurimeve për punonjësit për një periudhë 9 mujore dhe kjo gjë është vulosur në mbledhjen e fundit qeverisë, ku është miratuar kompensimi financiar i kontributeve shoqërore dhe shëndetësore për punëdhënësit për periudhën janar-shtator 2026.
Pra, shteti do të mbulojë 16.7% të kontributeve mbi diferencën e pagës për çdo punonjës që më parë paguhej në fashën 40 mijë deri në 49,999 lekë. Kjo do të thotë se bizneset nuk do të përballen me asnjë kosto shtesë për kontributet, ndërkohë që punonjësit do të marrin një pagë më të lartë, e cila, siç e kemi parathënë, si pagë minimale synojmë që të rritet më tej dhe të bëhet domethënëse në fund të mandatit tonë.
Qëllimi është i qartë, ruajtja e stabilitetit ekonomik, mbrojtja e vendeve të punës, parandalimi i çdo tentative për informalitet mbi normën, ndërkohë që luftojmë me normën dhe një kompensim si një shprehje konkrete e respektit e mbështetjes për biznesin, duke vendosur patjetër të parin punonjësit”, tha Rama.
Konflikti në Lindjen e Mesme, Rama: Prioritet kryesor siguria e shqiptarëve që ndodhen atje
Siguria e qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Lindjen e Mesme është prioriteti ynë kryesor, pas konfliktit që po ndodh atje, tha kryeministri Edi Rama në......
Shqipëria në piedestal, Rama: Pjesëmarrja në Panairin e Turizmit në Berlin, ngjarje e rëndësishme
Kryeministri Edi Rama e cilësoi pjesëmarrjen e Shqipërisë në Panairin e Turizmit në Berlin si një ngjarje të madhe për vendin tonë. Rama tha në podcasting e......
8 Marsi përtej luleve/ Gratë shqiptare në shifra: përparim, por jo barazi e plotë
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, statistikat tregojnë se gratë në Shqipëri po fitojnë gjithnjë e më shumë hapësirë në arsim dhe vendimmarrje, por sfidat......
Korridori i VIII, punimet ecin normalisht/ Rama: Projekt strategjik, në rrjetin europian të rrugëve
Punimet në Korridorin e VIII po vijojnë normalisht në të gjithë gjatësinë e tij prej 35 kilometrash, përjashtuar aksin në zonën e quajtur “Arrat e Gurrës”,......
Karakaçi: Do ndërtohet rruga alternative. Punimet për Korridorin VIII vijojnë me ritmetë kënaqshme
Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi inspektuan aksin rrugor Librazhd-Prrenjas. Në fjalën e tij,......
Kryeministri Rama inspekton aksin Librazhd - Prrenjas: Rrëshqitje nga faktor gjeologjik
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim në aksin rrugor Librazhd–Prrenjas. Rama deklaroi se situata është përdorur për spekulime dhe manipulime në......
Ministri Hoxha takim me Ambasadorin Gonzato: Shqipëri-BE, marrëdhënie gjithnjë e më të afërt
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha takoi Ambasadorin e BE, Silvio Gonzato. Në një postim në X, Hoxha jep detaje mbi takimin. "Kur bëhet fjalë për çështjet......
Koflikti ka rritur primet e sigurimeve detare/ Një prim rreziku lufte për anije ka shkuar 7.5 mln dollarë
Ndërsa konflikti në Gjirin Persik zgjerohet, primet e sigurimit detar për mbulimin e luftës po rriten - në disa raste me më shumë se 1000%. Ky është një......


