Shqipëria Postuar më 23 Dhjetor 2025, 14:13

Mbrojtja e konsumatorit, në fokus - Kërkohet bashkëpunim për garantimin e sigurisë ushqimore

Nga Diamila Leka

Mbrojtja e konsumatorit, në fokus - Kërkohet bashkëpunim për

U zhvillua aktiviteti më në fokus linjën e gjelbër për mbrjotjen e konusmatorit- siguria ushqimore, ku u prezantuan gjetjet kryesore, u diskutuan mbi përmirësimin e mekanizmave të tregut.

Granit Sokolaj Drejtor i Qendrës Alert

“Komunikimi konsumator operator në mënyrë të herëpashershme nuk funksiono. Ndoshta për shkak të konsumatorëve apo subjekteve, por çështjet që delegohen janë që nuk janë komunikuar më parë me subjektin. Kur komunikojnë, ka një tentativë për t’u zgjidhur.”

Ndërsa projektligji i cili është në Konsultim Publik, dhe kapitujt për “Sigurinë Ushqimore”, do të ketë një perceptim më të sigurt ndaj konsumatorit për sigurinë ushqimore.

Fatmir Guri Zv.Ministër i Bujqësisë

“Për mua kjo është shumë e rëndësishme, sepse do të siguroj një siguri ushqimore të vazhdueshme në të gjithë hapat, por ajo që është më e rëndësishme, është edhe fakti që do të krijojë një perceptim pranë konsumatorit, që siguria ushqimore tani zbaton rregulla të certifikuara, nga një entitet që është BE.”

Enkelejd Musabelliu Zv.ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

“Na takon të gjithëve bashkë, sidomos shoqërisë civile, medias, që të bëjmë një ndërgjegjësim shumë të madh të konsumatorit, që ata të bëhen të ndërgjegjshëm për të drejtat e tyre.”

Aktivitetoi synoi që të krijojnte njtë dialog të hapur midis institucioneve shtetërore, organizatave të shoqërisë publike, dhe aktorëve të interesuar, për të identifikuar zgjidhe konkrete dhe të qëndrueshme në favor të konsumatorëve.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat