Mbrojtja e hapësirës detare në Shqipëri/ Vengu: Anijet e Rojës Bregdetare, rol kyç!
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ri solli sot në vëmendje rëndësinë e misionit të Forcës Detare, ndërsa ndau dëshmitë e kapitenëve Arjanit Demçe dhe Ilir Nezha, kapterrit Artan Kojtari dhe rreshterit Kujtim Voci, të cilët folën për angazhimin e tyre të përditshëm në shpëtimin e jetëve njerëzore dhe kundër trafikut të paligjshëm.
Vengu theksoi se anijet e Rojës Bregdetare të Forcës Detare luajnë një rol kyç në mbrojtjen e hapësirës detare të vendit si dhe sipas tij misioni në Detin Egje konfirmon gatishmërinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për të eksportuar siguri përtej kufijve tanë.
“Sakrifica e djemve dhe vajzave të Rojes Bregdetare janë një shembull frymëzues për të gjithë ne. Kapitenët Arjanit Demçe dhe Ilir Nezha, Kapterri Artan Kojtari dhe Rreshteri Kujtim Voci janë profesionistët që sigurojnë monitorimin dhe patrullimin në ujëra të qetë e të trazuar, shpëtimin e jetëve dhe luftën kundër trafikut të paligjshëm”, u shpreh Vengu.
Kapiteni i anijes “Iliria” Ilir Nezha tregoi se detyra kryesore është ruajtja e hapësirës sonë detare dhe zbatimi i ligjshmërisë në det.
Ndërsa Komandanti i Grupit të Anijeve Patrulluese (DDV) Kapiten i rangut të III, Arjanit Demçe solli në vëmendje se anijet e forcave detare të Rojës Bregdetare kanë kryer misione të ndryshme.
Ai solli në vëmendje disa prej misioneve kryesore të ndërmarra ndër vite si shpëtimi i mbi 25 emigrantëve që vinin nga vendet e lindjes që donin të kalonin për në Itali por edhe përplasjen e tragetit me një anije tregtare turke, që ka ndodhur disa vite më parë.
Sondazh

Bilanci i SPAK për vitin 2024: 629 masa sigurimi për vitin 2024, 5.1 % për vepra korrupsioni!
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi sot se ka dhënë për vitin 2024 masa sigurimi për 629 persona në total, prej të......

Fondi i Klimës së Gjelbër, 687 mln USD investime - Të shpërndara në 42 vende, projektet përfshijnë edhe Ballkanin
Fondi i Klimës së Gjelbër, më i madhi në botë që ndihmon vendet në zhvillim të përballen me ndikimet e ndryshimeve klimatike, ka miratuar 686.8 milionë......

Ulen lehtë borxhet për faturat e OSHEE Stoku i detyrimeve të prapambetura arrin në 80.43 mld lekë
Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rënie tejet të lehtë gjatë vitit 2024, në raport me vitin......

Zelensky: Jam i gatshëm të jap dorëheqjen si lider! Nëse kjo sjell paqen dhe anëtarësimin e Ukrainës në NATO
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai ishte "gati" të jepte dorëheqjen si lider nëse kjo do të thoshte se kjo do të sillte në vendin e tij, duke......

40% e forcës punëtore të Shqipërisë punon jashtë - Raporti: Vendi është gjithashtu tranzit për afganët, sirianët dhe pakistanezët
Rreth 40% e forcës punëtore të Shqipërisë punon jashtë vendit. Kështu thotë raporti më i fundit i Organizatës Botërore të Migracionit, i cili thekson se për......

Përvjetori i 3-të i pushtimit të Ukrainës: Trump quan Zelenskyn 'diktator', liderët botërorë mbërrijnë në Kiev ndërsa BE jep 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare!
Ursula von der Leyen mbërriti në Kiev me tren të hënën në mëngjes për të shënuar përvjetorin e tretë të fillimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe......

Hapen aplikimet për panelet diellore për ngrohjen e ujit/ Balluku: Mbështetje 70% për 2 mijë familje!
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se duke nisur nga sot qytetarët mund të aplikojnë......

Kush është Friedrich Merz, udhëheqësi me plane më të ashpra emigracioni që do të bëhet kancelari i ardhshëm i Gjermanisë?!
Unioni Demokristian (CDU), partia opozitare konservatore e Gjermanisë, duket se ka fituar bindshëm zgjedhjet e mbajtura të dielën. Me këtë rezultat,......