Shqipëria Postuar më 10 Prill 2025, 14:48

Mbrëmjen e sotme nis në SCAN TV “Election Room” - Formati ndryshe që sjell tek qytetarët shifra dhe analiza të detajuara

Nga SCAN TV

Mbrëmjen e sotme nis në SCAN TV “Election Room” -

“Election Room”, starton mbrëmjen e sotme në Televizionin SCAN, si një emision dedikuar fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në këtë format të përditshëm, i cili transmetohet live në orën 20:00, do të kenë fokus jo vetëm ngjarjet e ditës, por edhe analizën e premtimet elektorale, nëse janë të realizueshme apo jo ekonomikisht.

Krahas analizës së premtimeve, në emision do të sjellim statistikat më pikante të këtij procesi zgjedhor.

Një hapësire të rëndësishme në “Election Room” zënë edhe kandidatët, që vijnë me afër votuesve, me një profil ndryshe nga ai i fushatës.

SCAN TV është i përkushtuar për të sjellë pranë shikuesve një transmetim të paanshëm dhe profesional, fokusuar në ekonomi, përgjatë gjithë fushatës zgjedhore.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat