Mblidhet Këshilli Mbikëqyrës i BSH, shqyrtohet shpërndarja e fitimit, miratohet raporti vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka zhvilluar mbledhjen e parë pas më shumë se dy muajsh, me zgjedhjen e anëtarëve të rinj nga Kuvendi i Shqipërisë, në muajin shkurt.
Sipas njoftimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në mbledhjen e sotme u miratua Raporti Vjetor i Bankës së Shqipërisë për vitin 2025. Raporti vjetor përbën një detyrim ligjor të Bankës së Shqipërisë, me anë të të cilit realizohet llogaridhënia para Kuvendit të Shqipërisë dhe komunikimi me sistemin financiar, mediat dhe publikun. Ai përbën dokumentin më të rëndësishëm që, në mënyrë transparente, informon Kuvendin mbi vendimmarrjen e Këshillit Mbikëqyrës dhe veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë, në përmbushje të objektivave të saj institucionalë, monetarë, operacionalë dhe zhvillimorë.
Në raport, ndër të tjera, pasqyrohen zhvillimet e përgjithshme makroekonomike në vend; politika monetare dhe ajo valutore e ndjekur nga Banka e Shqipërisë; zhvillimet në sistemin bankar dhe rreziqet potenciale me të cilat përballet stabiliteti financiar; aktiviteti mbikëqyrës, licencues dhe rregullator; aktiviteti i emisionit monetar, i sistemit të pagesave, i administrimit të rezervës valutore, statistikor, kërkimor, komunikues dhe ai i edukimit të publikut; administrimi i burimeve njerëzore; veprimtaria e kontrollit të brendshëm dhe objektivat afatmesëm të institucionit.
Gjatë mbledhjes së sotme, Këshilli Mbikëqyrës shqyrtoi dhe miratoi përdorimin e fitimit të Bankës së Shqipërisë për vitin 2025.
Sipas njoftimit zyrtar, Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë.
Ndërkohë, as në mbledhjen e sotme nuk u njoftua miratimi i raportit të radhës së politikës monetare dhe një vendimmarrje e re e lidhur me normën bazë të interesit.
Dëgjesë në Komisioni i Ekonomisë, eksportuesit kërkojnë mbrojtje nga pasojat e kursit të këmbimit
Me kërkesë të shoqatës Proeksport Albania dhe me mbështetjen e disa deputetëve të djathtë dhe të majtë në Komisionin e Ekonomisë është zhvilluar një......
Ministria e Jashtme për shqiptarët në Iran: Lidhuni menjëherë me ambasadën në Ankara
Ministria e jashtme u ka kërkuar qytetarëve shqiptarë që gjenden ende në Iran që të lidhen menjëherë me ambasadën tonë në Ankara. Për këtë qëllim ministra ka......
Fuqia punëtore e qeverisë amerikane ka rënë me 12% që nga shtatori 2024
Fuqia punëtore civile e qeverisë amerikane u tkurr me 12% midis shtatorit 2024 dhe janarit 2026, sipas të dhënave qeveritare të publikuara të mërkurën, duke......
Lindja e Mesme, udhëtimet pothuajse pezull, lufta rrezikon deri 56 miliardë dollarë humbje në turizëm
Për industrinë e turizmit në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Gjirit, pasojat e konfliktit parashikohen të jenë të rënda. Përshkallëzimi i konfliktit......
Kosova do të rinisë në prill liberalizimin e tregut të energjisë për kompanitë e mëdha
Qeveria e Kosovës do të rinisë procesin e liberalizimit të tregut të energjisë për bizneset e mëdha muajin e ardhshëm, një vit pas planifikimit fillestar, i......
Treguesit e 2025, rritja e PBB-së në Maqedoninë e Veriut u përshpejtua në 3.5%
Ekonomia e Maqedonisë së Veriut u zgjerua me 3.5% në terma realë në vitin 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pasi u rrit me 3% në......
Autoriteti i Konkurrencës fillon monitorimin e tregut me pakicë të karburanteve
Autoriteti i Konkurrencës njofton se ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve me shumicë dhe me pakicë, me fokus të veçantë tek çmimet e benzinës dhe......
Siguria, gati 90% e kantiereve të ndërtimit me shkelje - IKMT, Qendro: Duhet t'i korrigjojnë brenda 10 ditësh, jo institucion që vendos gjoba
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërmarrë një fushatë kontrolli në kantieret e ndërtimit në Tiranë dhe nga 70 subjekte të kontrolluara......


