Shqipëria Postuar më 10 Shtator 2025, 19:44

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen projektligjet për grantin e hekurudhës së Korridorit VIII dhe menaxhimin e mbetjeve

Nga SCAN TV
Mbledhja e qeverisë/ Miratohen projektligjet për grantin e

 

Qeveria shqiptare ka miratuar sot në mbledhjen e saj 2 projektligje të rëndësishme. Projektligji i parë ka të bëjë me grantin e BEI për ndërtimin e hekurudhës së Korridorit VIII. Në tektin e projektligjit thuhet: “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII, faza I-Shqipëri”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Gjithashtu është miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave projektligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Ky projektligj ka për qëllim krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për menaxhimin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë, me synim mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik, si dhe përdorimin më efikas të burimeve natyrore, duke mbështetur kalimin drejt ekonomisë qarkulluese.

Projektligji përcakton rregullat për funksionimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve, duke u fokusuar në:parandalimin ose reduktimin e mbetjeve, minimizimin e ndikimeve negative nga krijimi dhe trajtimi i tyre dhe rritjen e eficiencës në përdorimin e burimeve.

Nga fusha e zbatimit të këtij ligji përjashtohen disa kategori të posaçme, si shkarkimet në atmosferë, tokat e paprekura, dherat e pastra të përdorura për ndërtim, mbetjet radioaktive, anijet e dala jashtë përdorimit, mbetjet nga aktivitetet minerare, ujërat e përdorura dhe nënproduktet shtazore të caktuara.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat