Mbivendosja e pronave në regjistrat kadastralë/Rusi: Mbetet ndër problemet më të mëdha
Ndër vite, Shqipëria është përballur me çështje që lidhen me pronësinë informale të tokës, duke krijuar pengesa për investimet dhe duke penguar zhvillimin ekonomik.
Një nga problemet më të mëdha, thotë Nadia Rusi pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, vazhdon të mbetet mbivendosja e pronave në regjistrat kadastralë. Ky fenomen është shkaktuar nga regjistrimet e pasakta të së kaluarës dhe mungesa e standardizimit, duke krijuar konflikte dhe vonesa në ekzekutimin e vendimeve.
Një nga elementët kryesorë referuar përmirësimit të shërbimeve kadastrale është fillimi i procesit të digjitalizimit të të dhënave kadastrale. Ky proces, shton Rusi përfshin tre komponentë kryesorë: digjitalizimin e kartelave të pasurive të paluajtshme, skanimin e dokumentacionit tekniko-ligjor dhe digjitalizimin e hartave kadastrale.
Deri në fund 2024, janë skanuar 1,307,765 referenca të kartelave të pronësisë nga një total prej 4,076,000 kartelash, që përbëjnë 32% të totalit të kartelave të pasurisë. Bazuar në angazhimet e marra në kuadër të Agjendës së Reformave Kombëtare 2024-2027, ASHK projekton që procesi i digjitalizimit të kartelave të pasurisë të përfundojë në qershor 2026.
Sipas saj, duke marrë parasysh kohën e mbetur, burimet e disponueshme, si dhe kompleksitetin e çështjeve, përmbyllja e tyre brenda këtij afati përbën një sfidë të konsiderueshme.
Sondazh

Çelet Panairi i Turizmit në Berlin, Rama: Shqipëria, destinacioni turistik me rritjen më të shpejtë në Europë
Gjatë ceremonisë së hapjes së Panairit të Turizmit në Berlin, Kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria është tani një nga destinacionet turistikë me......

E vetmja minierë diamanti në botë e hapur për publikun: Vizitorët mund të mbajnë çdo gur të çmuar që gjejnë!
I vetmi vend në botë ku publiku mund të kërkojë diamante të vërtetë në burimin e tyre origjinal vullkanik, Crater of Diamonds është një përvojë e veçantë që......

Britania, 2 mld dollarë për Ukrainën Financimi lejon blerjen e 5,000 raketave të mbrojtjes ajrore
Mbretëria e Bashkuar do t'i sigurojë Ukrainës një paketë të re financimi prej 2 miliardë dollarësh për të forcuar mbrojtjen e saj, duke lejuar blerjen e......

Gonxhja: Mbi 22 mijë pensionistë kanë tërhequr Bonusin e Pranverës në të gjithë Shqipërinë!
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njoftoi sot se 22.718 pensionistë në të gjithë Shqipërinë kanë tërhequr sot bonusin e......

Nis aplikimi i çmimit të ri të energjisë elektrike, Balluku: Masa konkrete për një faturim sa më të saktë
Muaji shkurt shënoi fillimin e aplikimit të çmimit të ri të energjisë elektrike për abonentët familjarë, i ndarë në dy kategori, 8.5 lekë për kilovat për......

Kina, masa të reja për të inkurajuar lindjet - Propozohet ulja e moshës së martesës për të frenuar “tkurrjen” e popullsisë
Kina propozon uljen e moshës ligjore të martesës për të inkurajuar lindjet. Ky është një nga propozimet që po shqyrtohet këtë javë nga Konferenca......

Si po evoluon tregtia midis Bashkimit Europian dhe Ukrainës?!
Eksportet e BE-së në Ukrainë u rritën me 9.3% në tre muajt e fundit të 2024 krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ndërsa importet nga Ukraina panë një rënie......

Buxheti, rreth 60.8 mld lekë të ardhura në janar - Shpenzimet e përgjithshme publike arritën në rreth 45 mld lekë
Gjatë muajit të parë të vitit buxheti i shtetit arkëtoi rreth 60,8 miliardë lekë të ardhura. Referuar të dhënave paraprake nga Ministria e Financave, të......