Mbiçmimi i lekut u “kushtoi” doganave 95 mln euro - Të ardhurat arritën 2.5 miliardë euro në 2025-ën, me rritje vjetore 4,3%

Administrata Doganore ka përmbyllur vitin 2025 me rezultate pozitive në mbledhjen e të ardhurave, duke arkëtuar rreth 240 miliardë lekë, ose afërsisht 2.5 miliardë euro. Krahasuar me vitin 2024, të ardhurat doganore rezultojnë rreth 10 miliardë lekë më të larta, çka përfaqëson një rritje vjetore prej 4.3%.
Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, performanca pozitive e të ardhurave është arritur pavarësisht ndikimit negativ të forcimit të lekut gjatë vitit 2025. Administrata Doganore vlerëson se, si pasojë e mbiçmimit të monedhës vendase, janë humbur rreth 9.5 miliardë lekë të ardhura në terma nominalë apo rreth 95 milionë euro.
Duke marrë në konsideratë këtë efekt, rezulton se rritja reale e të ardhurave doganore ka qenë ndjeshëm më e lartë. Konkretisht, të ardhurat reale, krahasuar me një vit më parë, arrijnë në rreth 19.5 miliardë lekë, ose +10%, duke reflektuar një përmirësim të ndjeshëm të volumit të importeve, formalizimit dhe eficiencës së mbledhjes së të ardhurave.
Në raport me planin vjetor të miratuar, Administrata Doganore ka realizuar 98% të të ardhurave të planifikuara. Megjithatë, kur llogaritet edhe efekti i kursit të këmbimit, të ardhurat reale rezultojnë rreth 5 miliardë lekë mbi planin, ose 103.3% e objektivit vjetor.
Këto rezultate dëshmojnë për një administrim më efikas të proceseve doganore, rritje të kontrollit dhe luftës kundër informalitetit, si dhe përmirësim të bashkëpunimit me biznesin. Njëkohësisht, shifrat tregojnë se ekonomia ka ruajtur një nivel të qëndrueshëm të aktivitetit tregtar gjatë vitit 2025, pavarësisht sfidave të lidhura me kursin e këmbimit dhe zhvillimet ekonomike rajonale.
Rezultate rekord janë shënuar edhe në të ardhurat nga mallrat e akcizës. Veçanërisht, karburantet shënojnë një nivel konsumi prej rreth 760 mijë tonësh (+75 mijë ton krahasuar me një vit më parë), cigaret arrijnë në 3,450 ton nga 3,200 ton të planifikuara (+250 ton krahasuar me një vit më parë), konsumi i kafesë u rrit me rreth 500 ton, ndërsa ai i birrës me rreth 1,000 ton më shumë se një vit më parë.
Administrata Doganore vlerëson se këto rezultate përbëjnë një bazë të fortë për përmbushjen e objektivave fiskalë në vitet në vijim dhe për forcimin e mëtejshëm të rolit të saj në mbështetje të buxhetit të shtetit dhe zhvillimit ekonomik të vendit.
“BE do të shpërbëhet vetë” - Kryeministri Orban: Por, Hungaria nuk do të largohet nga Unioni
Kryeministri hungarez Viktor Orban parashikoi se Bashkimi Evropian do të “shpërbëhej vetë” për shkak të “kaosit në udhëheqje” dhe tha se Brukseli synonte ta......
Disenjot, kuadër i ri ligjor për biznesin - Gati projektligji, standarde europiane për dizajnin industrial
Ka dale për konsultim publik projektligji “Për disenjot”, një nismë që synon modernizimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e dizajnit industrial dhe përafrimin......
Dhjetor, mbi 1 milion aplikime në e-Albania/ Diella iu përgjigj rreth 100 mijë kërkesave. Certifikata familjare, shërbimi më i përdorur
Platforma e-Albania është kthyer në një nga mjetet më të përdorura nga qytetarët dhe bizneset në Shqipëri, duke reflektuar qartë orientimin gjithnjë e më të......
Bypass-i i Tiranës, gati tenderi për fazën III - Rruga që lidh dy autostrada, fondi limit 2.5 mld lekë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin për fazën e tretë të ndërtimit të bypass-it të Tiranës. Sipas të dhënave të publikuara në Agjencinë e......
Nga emigrantë në qytetarë, ku po marrin shtetësi shqiptarët? Suedia, Holanda dhe Finlanda po fitojnë terren vitet e fundit
Shqiptarët që jetojnë në emigracion po kalojnë gjithnjë e më shumë nga qëndrimi i përkohshëm drejt vendosjes përfundimtare në vendet pritëse. Të dhënat e......
Shkarkime të kontrolluara në kaskadën e Drinit - 700 metër kub/sekondë. Bashkia Shkodër është në koordinim me KESH
Reshjet e dendura të shiut që kanë prekur të gjithë territorin e vendit kanë sjellë prurje të shumta edhe në kaskadën e lumit Drin. Në një postim në rrjetet......
20 milionë euro shpërndahen për fermerët - AZHBR kalon këstin e dytë të pagesave, përfitues 65 mijë fermerë
Kësti i dytë i pagesave në kuadër të Skemave Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2025 është kaluar brenda datës 31 dhjetor, në përputhje me procedurat......
Dhjetori mbyllet me mbi 3 mijë vendime legalizimi - ASHK: Procesi vijon në të gjithë vendin
Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën të ditur se gjatë muajit dhjetor, 3 mijë e 81 qytetarë në të gjithë territorin e vendit janë pajisur me vendim......


