Shqipëria Postuar më 6 Shkurt 2025, 11:05

Mbi 90 mijë lekë falas për panelet e ngrohjes së ujit - Shteti mbulon 70% të vlerës, ja kostot që duhet të paguhen nga familjet 

Nga Ola Mitre

Mbi 90 mijë lekë falas për panelet e ngrohjes së ujit -

Teksa skema e subvencionimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit do të aplikohet edhe në vitin 2025, TV SCAN ka përllogaritur kostot që do të duhet të përballohen nga konsumatorët familjarë, në formën e bashkëfinancimit.

Kjo, duke mbajtur në konsideratë se subvencionimi përfshin 70% të vlerës, ndërsa pjesa tjetër prej 30% do të duhet të paguhet nga abonentët, në momentin që do të marrin konfirmimin nga Agjencia e Eficiencës së Energjisë pas dorëzimit të dokumenteve të aplikimit.

Aktualisht, Agjencia ka hapur thirrjen për kompanitë që janë të interesuara të ofrojnë shërbimin për shitjen dhe instalimin e paneleve diellore për ngrohjen e ujit.

Ndërkohë që, do të jenë çmimet që do ofrohen prej tyre që do pëcaktojnë koston e saktë. Megjithatë, referuar listës së subjekteve të kualifikuara në programin e parë të vitit 2023, mesatarisht një panel shkon 130 000 lekë, nga të cilat 70% apo 91 mijë lekë do të mbulohen nga shteti.

Ndërkohë që, pjesa tjetër, prej 39 mijë lekë janë kosto që do të duhet të paguhen nga familjet e interesuara për të përfituar.

Skema për nxitjen e përdorimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit nga klientët familjarë synon reduktimin e konsumit të energjisë elektrike dhe përmirësimin e furnizmit me ujë të ngrohtë sanitar, si dhe reduktimin e emetimeve të CO2.

Sipas një studimi të realiziuar nga Enti Rregullator i Energjisë kostoja për ngrohjen e ujit zë 19% të faturës së energjisë elektrike. Aplikimet për konsumatorët familjarë të interesuar do të hapen në datën 24 shkurt 2025.

 

 

 

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...