Mbi 67 mijë fermerë “sigurojnë” paratë - 14 milionë euro shtesë për bujqësinë, 100% disbursim për naftën dhe 7 masat
1.4 miliardë lekë shtesë ka marrë Ministria e Bujqësisë nga qeveria përmes aktit normativ të miratuar së fundmi me qëllim mbulimin e të gjitha kërkesave të aplikantëve që plotësojnë kriteret e përfitimit për masat mbështetëse për vitin 2024.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë, me aktin normativ të fundvitit, mbështetja për bujqësinë dhe blegtorinë arrin në një total prej 5.2 miliardë lekësh apo 52 milionë eurosh.
Numri i përfituesve total nga ky financim për sektorin bujqësorë do të jetë 67,100 fermerë, ku 52,195 prej tyre përfitojnë naftë dhe do të disbursohen 100%.
Ndërkohë, 14.905 fermerë përfitojnë nga 7 masat e tjera mbështetëse.
Konkretisht numri më i lartë i fermerëve të kualifikuar i përket mbështetjes për blegtorinë, për tufën bazë të matrikuluar, të imta dhe gjedhin. Bletaria po ashtu ka pasur interes shumë të lartë, ndërkohë, si një masë e futur për herë të parë, duket se interes të shtuar ka pasur edhe për bimët mjekësore, si dhe masa e mbështetjes për serat. Për masën mbështetje për fermat organike dhe për certifikimin global GAP, interesi ka qenë me i ulët.
Referuar të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, këtë vit Skema Kombëtarë e Mbështetjes në Bujqësi regjistroi një numër total prej 71.537 aplikimesh, nga të cilat 54.255 ishin për mbështetje me naftë dhe 17.282 fermerë interesuar për të përfituar nga masat e mbështetjes, ku 21 prej tyre ishin Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor dhe 1685 grupime fermerësh.
Të dhënat e detajuara tregojnë se qarku Fier, ku dhe bujqësia është me e zhvilluar, është ai që kryeson për nga numri i aplikantëve dhe përfituesve, ndjekur nga Qarku i Korçës, Beratit, Shkodrës, Elbasanit dhe Vlorës.
Për të tretin vit radhazi, përmes rishikimit të buxhetit në fundvit, qeveria ka mundësuar të sigurojë 100% pagesa për fermerët e kualifikuar të Skemës Kombëtare direkte.
Sondazh

Banka Qendrore e Turqisë ul normën e interesit - Nis ciklin e lehtësimit për të reduktuar inflacionin
Banka qendrore e Turqisë uli normën bazë të interesit me 250 pikë bazë në 47.5%, duke nisur një cikël lehtësimi që synon të lërë pas trazirat e zgjatura......

“Ndriçohet” rruga e Arbërit dhe Tuneli i Murrizit - OSSH hap tenderin me fond limit 295 milionë lekë
Drejtoria Rajonale e OSSH Tiranë ka shpallur hapjen e tenderit për zhvillimin e rrjetit 20kv për përmirësimin e cilësisë së furnizimit të zonave përgjatë......

Rriten rreziqet për ekonominë globale në 2025 - Pasiguria ekonomike e tensionet gjeopolitike kërcënojnë stabilitetin global
Sipas Bankës Botërore, vendet më të varfra janë në gjendjen e tyre më të keqe ekonomike prej dy dekadash, pasi kanë humbur rimëkëmbjen pas pandemisë. Gjëja e......

Importi i gurëve të çmuar, rekord i ri në Nëntor/ Vlera totale përgjatë 11-mujorit arriti në 6.3 miliardë lekë
Importi i perlave natyrale, gurëve të çmuar dhe bizhuterive arriti rekord të ri në muajin Nëntor të këtij vitit tregojnë të dhënat më të fundit nga......

Kakao, me performancën më të lartë në 2024 - Përbërësi kryesor i çokollatës tejkaloi edhe bitcoin
“Udhëtimi” i kakaos këtë vit dukej se ishte i pafund. Përbërësi kryesor i çokollatës pritet të jetë fituesi më i madh në mesin e mallrave kryesore në vitin......

15 mijë lekë shpërblim për 257 mijë familje në nevojë - Koçiu: Fondi i akorduar nga buxheti i shtetit është rreth 2.1 mld lekë
Në mbledhjen e qeverisë këtë të enjte, u mor vendimi për dhënien e një shpërblimi fundiviti për 275 mijë familje dhe individë të cilët do të përfitojnë 15......

Sulm kibernetik në Japan Airlines - Kompania njofton për ndërhyrje në sistem dhe pezullim fluturimesh
Japan Airlines njoftoi se kishte pësuar një sulm kibernetik, duke paralajmëruar se mund të ketë vonesa dhe nuk mund të përjashtohen anulimet e......

Harta e kapitalit të huaj në Shqipëri/ Turqia, Italia dhe Holanda kryesojnë fluksin e investimeve të huaja
Përgjatë vitit 2024, shifrat e investimeve të huaja tregojnë një interes të shtuar të investitorëve të huaj për ekonominë shqiptare. Investimet kanë ardhur......