Mbi 66 mijë mjete të regjistruara për herë të parë - 8-mujori, makinat aziatike konfirmojnë tendencën rritëse
Të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, për periudhën Janar- Gusht 2025, reflektojnë një rritje të numrit total të mjeteve të regjistruara për herë të parë. Në Shqipëri janë regjistruar 66.521 mjete, duke treguar një trend në rritje të përmirësimit të flotës rrugore në vend.
Gjithashtu, në analizë janë marrë edhe shtetet e origjinës së këtyre mjeteve ku rezulton se 'furnizuesi kryesor' ka qenë Republika e Koresë me 21%, duke konfirmuar tendencën në rritje të interesit për automjetet aziatike. Më pas vijon Italia me 15.9%; Gjermania me 15.4%; Zvicra me 8.5%; SHBA me 8.2%, si dhe Kina me 8%. Këto shifra tregojnë një panoramë të qartë të prirjeve të tregut të automjeteve në Shqipëri, ku vazhdon të mbizotërojë preferenca për markat evropiane dhe aziatike.
Nga ana tjetër, vlen të përmendet edhe dinamika e çregjistrimeve të përhershme të mjeteve. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, gjatë periudhës Janar- Gusht 2025, numërohen 5.333 çregjistrime të përhershme, që përbën një rritje prej 17.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Ndërkohë, kjo rritje lidhet kryesisht me daljen nga qarkullimi të mjeteve të amortizuara, të cilat nuk përmbushin më standardet teknike apo ato të sigurisë rrugore.
Pasurimi i flotës me mjete të reja dhe nxjerrja jashtë përdorimit e mjeteve të vjetra ndihmon në përmirësimin e sigurisë rrugore dhe uljen e ndotjes mjedisore, duke larguar mjetet e vjetra dhe të pasigurta nga qarkullimi.

Investime strategjike në energji, turizëm dhe industri - Miratohen me procedurë të veçantë dy projekte
Komiteti i Investimeve Strategjike miratoi katër statuse të reja për projekte që prekin sektorë të ndryshëm, duke përfshirë turizmin, energjinë dhe......

“Përmbyset” harta e Shqipërisë? - Ndarje e re administrativo-territoriale. Reflektohet shpopullimi, fuqizohen njësitë
Harta e Shqipërisë do të ndryshojë. Territori i vendit do të ndahet në rajone të reja dhe numri i bashkive pritet të reduktohet. Pas 10 vjetësh nga reforma......

Kryeministri Rama mandatohet për formimin e qeverisë - Dekreti: Përgjegjës edhe për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual, “Diella”
Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka mandatuar kryesocialistin Edi Rama për herë të katërt si kryeministër. Rama mbërriti në Presidencë në mesditë, për të......

Green Coast Hotel - MGallery Collection fiton çmimin “Architectural Highlight of the Year” në GRI Awards Europe 2025
Në ceremoninë e organizuar në Paris nga Instituti GRI, Green Coast Hotel - MGallery Collection është vlerësuar me çmimin prestigjioz për akitekturën më të......

Kompleks i ri për Kuvendin e Shqipërisë - Nga shtesat në godinën ekzistuese, te shembja e Piramidës. Cilët kanë qenë projektet e mëparshëm?
Kuvendi i Shqipërisë i ushtron funksionet e tij në dy ndërtesa, njëra që ndodhet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e cila shërben si Kryesi e Kuvendit dhe......

Parlament me 101 deputetë! Cili mund të jetë impakti? Analiza e ndikimit ekonomik dhe institucional të vendimit të njoftuar nga kryeministri
Kryeministri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste më 11 shtator propozoi uljen e numrit të deputetëve në Kuvend në të paktën 101, nga 140 që......

Elektrifikimi i hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas - BERZH hap tenderin me 2 faza, fton kompanitë të paraqesin ofertat teknike
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin me 2 faza për elektrifikimin e linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe lidhjes së re me......

Seanca e parë e legjislaturës XI të Kuvendit - Ngrihet komisioni i verifikimit të mandateve. Sërish tensione nga opozita
140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit i janë drejtuar këtë të premte Kuvendit,duke nisur kështu punimet për legjislaturën e XI. Në seancë morën......