Mbi 600 ankesa nga bizneset në një vit-Vendosen 240 gjoba për shkelje të ndryshme, kryeson moslëshimi i faturave
Mbi 600 ankesa janë depozituar pranë administratës tatimore për subjektet gjatë vitit 2024. Konkerisht Sektori i Trajtimit të Ankesave për periudhën 1 vjeçare, ka regjistruar në total 603 raste, nga të cilat 541 janë raste abuzive, të paraqitura në forma të ndryshme, si e-mail-it, telefonit fix, telefonit cel, what’s up, takim dhe shkresa, nga denoncues në të gjithë vendin, individë dhe institucione.
Nga këto 541 denoncime të ardhura, janë ezauruar 505 raste, dhe 36 të tjera janë akoma pa përgjigje dhe do të ndiqen në vazhdim.
Në rastet e trajtuara janë vendosur 240 gjoba, të ndara sipas llojit të tyre.
Më konkretisht, 65 gjoba janë vendosur për moslëshim fature, 40 masa penalizuese me bllokim aktiviteti; 29 gjoba për moskryeje fiskalizimi; 22 gjoba për mosdeklarim punonjësish, 18 penalitete për mall pa faturë, etj.
Përsa i përket Rasteve Abuzive të pa verifikuara në total 36 raste, ato janë në pritje të verifikimit nga ana e drejtorive përkatëse.
Përgjatë të gjithë vitit Sektori i Trajtimit të Ankesave është marrë çdo ditë me ankesat e qytetarëve nëpërmjet linjës së gjelbër, duke i dhënë asistencën përkatëse për problematikat e ndryshme për të cilat këta qytetar dhe subjekte telefonojnë, përveç denoncimeve për Evazion Fiskal.
Sektori i Trajtimit të Ankesave, gjatë vitit 2024, është marrë dhe me dhënin e asistencës duke orientuar individët dhe subjektet e ndryshme në lidhje me problematikën e Bllokimit të Llogarive nga ana e Drejtorisë së Mbledhjeve të Detyrimeve Tatimore të Papaguara, kjo gjë nëpërmjet të gjitha formave të komunikimit.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Dërgesat me postë, rritje me 8.7% në 2024-AKEP: Shërbimi universal postar vijon të përdoret më tepër
Mbi 25 milionë objekte të dërguara me postë. Ky është bilanci i kompanive postare gjatë vitit 2024, të cilat kanë shënuar një rritje me 8.7% të dërgesave në......

14 prill, Konferenca e Dytë Ndërqeveritare me BE-Hapet grupkapitulli për Tregun e Brendshëm
Ditën e hënë do të mbahet në Luksemburg Konferenca e Katërt Ndërqeveritare e Shqipërisë me Bashkimin Evropian për hapjen e grupkapitullit të dytë të acquis......

“Jeta dhe Vdekja” / “GOCAT” sjell përjetimet personale të Faton Kryeziut për Luftën e Kosovës!
Galeria më e madhe e artit bashkëkohor në Tiranë, “GOCAT”, krijuar nga Fondacioni Mane, ka hapur dyert për ekspozitën më të re, “Jeta dhe Vdekja”, nga Faton......

Qiradhënia e pasurive të konfiskuara - Interesi i qytetarëve sa vjen e rritet. Dyfishohen të ardhurat në tremujorin e parë
Është shtuar interesi i qytetarëve për të marrë me qira pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara nga shteti. Në tre muajt e parë të 2025 rezulton të jenë......

Gonxhja: Shqipëria me nivelin më të ulët historik të papunësisë!
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njoftoi sot se bazuar në statistikat zyrtare “Shqipëria ka shënuar një tjetër arritje......

BE dhe Kina, në bisedime për makinat elektrike - Shqyrtojnë vendosjen e çmimeve minimale dhe eleminimin e tarifave
Bashkimi Evropian dhe Kina kanë rënë dakord të shqyrtojnë vendosjen e çmimeve minimale për automjetet elektrike të prodhuara në Kinë, në vend të tarifave të......

Rreth 1.3 mld pagesa në euro me AIPS - BSH: Në tremujorin e parë, 20% më shumë veprime përmes këtij sistemi
Tre muajt e parë të 2025 kanë qenë mjaft pozitivë për sistemin AIPS EURO, me një numër dhe vlerë transfertash konsiderueshëm më të lartë se në......

Më pak ndërtime pa leje në 2024-ën - Në të gjithë vendin u verifikuan zyrtarisht 1130 objekte të paligjshme
Gjatë vitit të kaluar janë konstatuar zyrtarisht 1130 ndërtime pa leje në të gjithë vendin. Referuar raportit të Prokurorisë së Përgjithshme, kjo shifër......