Shqipëria Postuar më 4 Gusht 2025, 14:41

Mbi 580 mijë euro të padeklaruara/ Administrata tatimore zbardh rastin e një subjekti në Tiranë!

Nga SCAN TV

Mbi 580 mijë euro të padeklaruara/ Administrata tatimore zbardh rastin

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar zbardhjen e një rasti të evazionit fiskal prej 585,000 euro të padeklaruara, gjatë më shumë se një viti, të zbuluar nga Administrata Tatimore, përmes një kontrolli të specializuar nga Hetimi Tatimor, në një subjekt tatimpagues në Tiranë.

Sipas njoftimit hetimi u vu në lëvizje falë një denoncimi qytetar, i cili çoi në zbardhjen e një skeme evazioni fiskal.

“Falënderojmë qytetarët që i janë bashkuar përpjekjes sonë të vazhdueshme për të vendosur ligjshmëri fiskale,” shkruan DPT.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat