Mbi 5500 vende të lira pune/ Ministri Gonxhja: Mundësi konkrete punësimi në gjithë vendin
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka bërë me dije në një postim në rrjetet sociale se, janë të hapura mbi 5500 vende të lira pune, për çdo individ që dëshiron të nisë një rrugëtim të ri profesional.
Pozicionet e ofruara mbulojnë një gamë të gjerë sektorësh – nga administrata publike, shërbimet, industria, tregtia, turizmi, bujqësia e deri te teknologjia e informacionit, dhe janë të hapura për të gjitha nivelet arsimore, nga punëtorë të thjeshtë deri te specialistë të kualifikuar.
Po kështu, ndërmarrjet hoteliere, industria nxjerrëse, prodhimet artizanale, arsimi dhe formimi profesional, industria ushqimore, administrata publike e ndërtimi janë edhe sektorët që kanë më tepër kërkesa për punësim.
Tanimë çdo punëkërkues plotëson online dosjen respektive, dhe çdokush gjen punën më të mirë të mundshme apo kandidatin më të përshtatshëm për një vend pune përmes portalit puna.gov.al, i krijuar për të mbështetur tregun shqiptar të punës
Edhe punëdhënësit mund të futen në këtë portal dhe të publikojnë vendet e lira të punës, si dhe të lidhen me punëkërkuesit. Aksesi në platformë realizohet duke vendosur të njëjtat kredenciale si në portalin e-Albania.
Portali puna.gov.al, është kthyer në një mjet të rëndësishëm për ndërmjetësimin në tregun e punës, duke ndihmuar qytetarët të gjejnë punë më shpejt dhe bizneset të rekrutojnë më lehtë.
Qytetarët që dëshirojnë të aplikojnë mund të hyjnë në faqen puna.gov.al, të krijojnë një profil dhe të dorëzojnë aplikimin për pozicionin e dëshiruar me vetëm disa klikime. Gjithashtu, në platformë gjenden informacione për trajnimet profesionale, këshillimin e karrierës dhe njoftime pune.

AAPSK jep në përdorim mjet transporti për Shtëpinë e Fëmijës në Bashkinë Shkodër
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka dhënë në përdorim një automjet transporti (furgon, i cili do të përdoret për......

“Jeta nuk shihet si aset ekonomik nga shqiptarët”/ Hajdarmataj: Duhet një edukim më i madh mbi rëndësinë e sigurimit të saj
Pavarësisht se sigurimi i jetës ka pësuar rritje nga viti në vit, raporti me llojet e tjera të sigurimeve mbetet shumë i thellë. Sigurimi i detyrueshëm i......

Euro “falenderon” paktin BE-SHBA/ Monedha evropiane shënon rritje pas marrëveshjes tarifore
Euro shënoi rritje të hënën pas lajmit për një pakt tregtar kornizë midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe......

Vatra aktive zjarri në Sasaj të Himarës/ Balluku: Jemi në gatishmëri. Bashkëpunim mes OSHEE dhe Bordit të Kullimit
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nga fshati Sasaj në Himarë, tha se në zonë vijojnë vatrat aktive,......

Rinisin bisedimet tregtare SHBA-Kinë/ Synohet zgjatja e “armëpushimit” tarifor midis palëve
Zyrtarët e lartë ekonomikë amerikanë dhe kinezë do të rifillojnë bisedimet në Stokholm për të zgjidhur mosmarrëveshjet ekonomike afatgjata, duke synuar......

BE dhe SHBA arrijnë marrëveshje tregtare/ Evropa do të përballet me tarifa 15% për eksportet drejt SHBA-së
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaruan se kishin arritur një marrëveshje......

Tarifat “trondisin” Volkswagen/ Gjiganti evropian raporton 1.3 miliardë euro humbje në vitin 2025
Volkswagen raportoi humbje prej 1.3 miliardë eurosh në gjysmën e parë të vitit, si pasojë e tarifave tregtare të administratës Trump. Kompania gjithashtu uli......

30 miliardë dollarë në vit për IA/ Oracle zbulon marrëveshjen me OpenAI për qendrat e të dhënave
Kompania e zhvillimit të inteligjencës artificiale Open AI ka konfirmuar se ka nënshkruar një kontratë me Oracle me vlerë 30 miliardë dollarë në vit për të......