Shqipëria Postuar më 9 Janar 2026, 10:15

“Mbi 50 mln euro në dispozicion për situatën e krijuar” - Ministri i Financave, Malaj: 15 mln euro shkojnë për dëmshpërblimet

Nga Fabjona Pasho

“Mbi 50 mln euro në dispozicion për situatën e

Ministri i Financave Petrit Malaj tha se vlera totale për situatën e përmbytjeve në vend është mbi 50 milionë euro, nga të cilat 15 mln euro shkojnë për dëmshpërblimet.

"Në programin e Emergjencave Civile kemi parashikuar rreth 30 milionë euro, të cilat janë të ndara në shpenzime kapitale për programin e Emergjencave Civile dhe ka të bëjë me financimin e objekteve apo projekte të cilat lidhen me parandalimin e fatkeqësive natyrore. Vlera që kemi alokuar është rreth 15 mln euro. Kemi planifikuar edhe fondin e kushtëzuar që është rreth 10 milionë euro dhe është një transfertë e kushtëzuar që menaxhohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe do të shpërndahet për njësitë e vetëqeverisjes vendore sipas një metodologjie mbështetur në hartën e riskut që po kryen kjo ministri. Kemi edhe fondin rezervë të Këshillit të Ministrave në vlerën 25 milionë eurove që do të vihet në dispozicion në varësi edhe të vlerësimeve që do të bëhet nga strukturat përkatëse. Kemi fondin për degat dhe rezervuarët dhe lidhet me financimin e projekteve për sigurimin e digave e rezervuarëve. Ky fond është rreth 5 milionë euro. Vlera totale shkon mbi 50 milionë euro që janë të disponueshme për situatën e krijuar", tha Malaj.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat