Mbi 41 mijë individë nuk deklaruan të ardhurat - DIVA/ 140 mijë të punësuar, detyrim për dorëzimin e deklaratës deri më 31 mars
Mbi 41 mijë individë nuk kanë plotësuar Deklaratën Individuale të të Ardhurave për vitin 2023, çka reflektohet në të ardhurat në buxhet në vitin 2024.
Referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ndarë sipas qarqeve numri më i lartë i individëve që kanë shkelur ligjin është në Tiranë, me 19,249 , ndjekur nga Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj me 8,854 individë që nuk kanë përmbushur detyrimin ligjor, dhe më pas renditen Drejtoritë Rajonale Durrës, Fier dhe Elbasan.
Në rastet kur individët për një arsye apo tjetër nuk bëjnë deklarimin në afat, penalizohen me gjobë në vlerën 3 mijë-10 mijë lekë.
Sipas të dhënave zyrtare të Administratës Tatimore, DIVA është plotësuar nga 73.790 individë, nga të cilët 24.224 individë me të ardhura mbi 2 milion lekë, prag i cili ishte në fuqi deri në vitin 2023 dhe 49,566 individë të dypunësuar.
Ndërsa këtë vit, rregullat për deklarimin e të ardhurave përmes DIVA-s do të jetë ndryshe nga më parë. Në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, përcaktohen kategoritë se kush duhet të deklarojë të ardhurat në administratën tatimore.
Konkretisht, një individ është i detyruar të dorëzojë një deklaratë vjetore tatimore personale kur të ardhurat tatimore vjetore janë më shumë se 1.2 milionë lekë në vit nga të gjitha burimet. Kur është në marrëdhënie punësimi me më shumë se një punëdhënës, pavarësisht nga shuma e të ardhurave që merr nga punëdhënësit.
Si dhe kur ka më shumë se 50 000 lekë e çdo të ardhure tjetër që nuk i nënshtrohen tatimit përfundimtar në burim. Po ashtu çdo person fizik që kryen veprimtari ekonomike është i detyruar të dorëzojë deklaratën tatimore vjetore për të ardhurat nga biznesi.
Me pragun e ri prej 1.2 milionë lekë, numri i individëve që kanë detyrim deklarimi arrin në rreth 140 mijë të punësuar.
Afati i fundit për plotësimin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave për vitin 2024 është data 31 Mars.
Sondazh

“Boom” licencash për energjinë diellore - 10 aprovime në 2 muaj, projektet pozicionohen në Qarkun e Fierit
Viti 2025 ka nisur me një numër të lartë licencash për prodhimin e energjisë nga dielli. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, në total......

Trump “godet” agjencinë e ushqimit të OKB - FAO pezullon projektet pas ndalimit të financimeve prej 300 mln USD në vit
Projektet e ndihmave në vendet e goditura nga kriza, duke nisur nga Afganistani deri në Bririn e Afrikës janë pezulluar dhe stafi është shkurtuar, pasi......

Bizneseve u kthehen 224 milionë euro TVSH - Rimbursohen 1652 kërkesa, refuzohen mbi 1 mijë të tjera
Përgjatë vitit 2024 administrata tatimore ka rimbursuar TVSH-në kundrejt bizneseve në një vlerë totale (FIFO dhe këste) prej afro 22,4 miliardë lekw apo 224......

BQE paralajmëron: Priten goditje të rënda ekonomike nga luftërat tregtare të Trump!
Një luftë tregtare në shkallë të gjerë e shkaktuar nga kërcënimet e përshkallëzuara të tarifave të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, do t'i jepte një......

Ari arrin një moment të ri historik! - Kap vlerën e 3 mijë dollarë për ons
Çmimet e arit arritën një nivel të ri, me çmimet e arit në Comex që u rritën me 1.5%, duke tejkaluar shkurtimisht një moment historik të ri prej 3,000......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e dhe pse ka pasur një javë relativisht negative ka rikuperuar sërish pikë këtë të premte në raport me dje duke u blerë sot me 91.2 lekë dhe......

Tuneli i Llogarasë, përmirësim i sigurisë dhe i operimit - ARRSH hap tenderin 311 milionë lekë për mirëmbajtjen
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur hapjen e tenderit për mirëmbajtje pajisjesh dhe operimi i Tunelit të Llogarasë. Fondi limit i përllogaritur është 311......

“Oferta globale e naftës mund të tejkalojë kërkesën” - Tensionet tregtare, mbiprodhimi i OPEC+ do të ndikojnë në tregun global
Oferta globale e naftës mund të tejkalojë kërkesën me rreth 600,000 fuçi në ditë këtë vit, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë në një raport mujor. Ky......