Mbi 32 mijë mjete të kontrolluara në janar - DPSHTRR: Çregjistrohen 882 mjete të amortizuara

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se gjatë muajit janar 2026 janë kontrolluar mbi 32.991 mjete në të gjithë territorin e vendit, duke shënuar një rritje prej 19% në krahasim me janarin e vitit 2025. Ky tregues dëshmon për një ndërgjegjësim në rritje të qytetarëve për rëndësinë e kontrollit teknik të automjeteve.
Kontrollet kanë për qëllim garantimin e standardeve të sigurisë në qarkullimin rrugor, duke parandaluar aksidentet që mund të shkaktohen nga defektet teknike. Ndërkohë, një pjesë e konsiderueshme e mjeteve të verifikuara kanë rezultuar me mangësi teknike, por pas kryerjes së riparimeve të nevojshme, ato janë rikthyer në qarkullim duke përmbushur parametrat e kërkuar të sigurisë. DPSHTTR thekson se siguria në rrugë fillon me një mjet të kontrolluar dhe në gjendje të mirë teknike.
Paralelisht me kontrollet, gjatë këtij muaji janë çregjistruar përfundimisht 882 mjete të vjetra dhe të amortizuara. Ky proces konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt reduktimit të rreziqeve në rrugë, por edhe drejt përmirësimit të cilësisë së ajrit dhe mbrojtjes së mjedisit, pasi automjetet e amortizuara janë ndër burimet kryesore të ndotjes.
DPSHTRR u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të përgjegjshëm dhe të rezervojnë online takimin për kontrollin teknik përmes platformës e-Albania, me synim për të rritur standardet e sigurisë rrugore në vend.
Stuhia dimërore godet verilindjen e SHBA - Mbyllen shkollat dhe bllokohen udhëtimet
Fëmijët në pjesë të verilindjes së SHBA-së do të qëndrojnë në shtëpi të hënën, pasi një stuhi e fuqishme dimërore detyroi mbylljen e shkollave dhe i shtyu......
OBP dhe AKPA bashkëpunojnë për “prokurimin social”: 63 të punësuar në 9 kompani fituese të tenderave
Marrëveshja mes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP) dhe Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA) po shndërrohet në një model konkret të......
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, takim me strukturat e Antikontrabandës: Forcim luftës kundër paligjshmërisë
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi një takim me strukturat e Drejtorisë së Antikontrabandës, duke përcjellë një mesazh të qartë për......
Rënie në tregun valutor – Dobësohen ndjeshëm Dollari dhe monedha europiane!
Dollari amerikan ka pësuar një rënie të ndjeshme gjatë kësaj fundjave duke u dobësuar në raport me javën që lamë pas teksa është blerë sot me 81 lekë dhe......
Fatura e kripur e euros digjitale - BQE vlerëson se do t'u kushtojë bankave 4-6 miliardë euro gjatë 4 viteve
Futja e euros digjitale mund t'u kushtojë bankave evropiane midis katër miliardë dhe gjashtë miliardë euro të shpërndara gjatë katër viteve, ose është rreth......
“Trump të përmbushë premtimet tregtare” - Kërkesa e BE që pas bllokimit të tarifave nga Gjykata
Komisioni Evropian i bëri thirrje Uashingtonit të përmbushë angazhimet e tij dhe të ofrojë "qartësi të plotë" pas një vendimi të Gjykatës Supreme të SHBA-së që......
Ndarja e pasurisë në Evropë - Ku janë të rriturit më të pasur dhe ku më të varfër?
Pabarazia në pasuri në të gjithë Evropën është e qartë. Njerëzit në disa vende janë shumë më të pasur se të tjerët. Pasuria për të rritur tregon një ndarje......
“EUth Balkans” bashkon deputetët nga Shqipëria dhe Kosova për përfshirjen e të rinjve në integrimin europian
Deputetja e Partia Socialiste, Sara Mila, ka zhvilluar një vizitë pune në Prishtinë, ku u prit nga deputeti i opozitës Besnik Tahiri, përfaqësues i Aleanca......


