Mbi 303 MW energji diellore në 1 vit - 17 licenca të reja gjatë vitit 2024, sasia më e lartë e shënuar që nga 2018
Mbi 303 MW energji diellore u licencua përgjatë vitit 2024, vlera më e lartë e shënuar që nga nisja e licencimit të kompanive në aktivitetin e prodhimit të energjisë nga ky burim energjie.
Të dhënat zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë tregojnë se në total janë 17 kompani që tashmë kanë marrë dritën jeshile, duke rritur kapacitetin që pritet të instalohet nga ndërtimi i parqeve.
Licencat e para për prodhimin e energjisë nga dielli u dhanë në vitin 2018, për të kaluar në vitet 2019 - 2021, përgjatë të cilëve u licencuan vetëm 6 MW.
Pas kësaj periudhe filloi të shënohej një rritje e ndjeshme e numrit të kompanive dhe kapacitetit të planifikuar për t’u instaluar.
Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2022 u licencuan 15 kompani për projekte me kapacitet të instaluar të parashikuar prej 225.143 MW, ndërsa gjatë vitit 2023 u dhanë 9 licenca për një kapacitet total prej 102 MW.
Aktulaisht, numërohen 55 kompani që kanë marrë licencat e tyre në aktivitetin e prodhimit të energjisë nga dielli, ndërkohë që projektet e tyre arrijë në rreth 620 MW.
Dhënia e këtyre lejeve merr një rëndësi të veçantë në drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, duke qenë se aktualisht vendi është i varur ndjeshëm nga energjia ujore.
Sondazh

Cilat produkte shqiptare shkuan drejt tregjeve të “pazakonta”? Kuba, El Salvador dhe Kepi i Gjelbër shfaqin interes për to
Më herët “Scan Intel” ka analizuar tregjet e reja të Shqipërisë për vitin 2024, dhe konstatoi se diversifikimi i tregut të eksporteve arriti drejt vendeve......

Shefi i NATO-s ‘shumë i lumtur’ nga kërcënimi i Trump ndaj Rusisë!
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte përshëndeti paralajmërimin e presidentit të sapo inauguruar të SHBA-së, Donald Trump të mërkurën se Rusia mund......

Çfarë të ardhurash të tjera deklarohen në DIVA? - Përjashtohen nga tatimi 15 % pronat e dhuruara brenda familjes
Qytetarët shqiptarë janë të detyruar të deklarojnë përmes DIVA-s deri në 31 Mars, edhe çdo të ardhur tjetër mbi 50 mijë lekë që nuk i nënshtrohet tatimit......

Rekordet e Aeroportit të Rinasit në 2024 - 3 fluturime më shumë në 1 orë se në 2023, 75% nga kompanitë low-cost
Viti 2024 shënoi një rekord historik për transportin ajror në aeroportin e Rinasit, duke i kthyer linjat ajrore në qendër të aktivitetit ndërkombëtar të......

Trump rikthen vëmendjen tek “ari i zi” - Mbushja e plotë e rezervës strategjike kërkon rreth 24 mld dollarë
Plani i Presidentit Donald Trump për të rimbushur sistemin emergjent të magazinimit të naftës së papërpunuar të SHBA-së do të ndihmonte në mbrojtjen kundër......

27 janar, nis kompensimi financiar i pronarëve - Pronat e të cilëve preken nga ndërtimet informale. Procesi, i pakufizuar në kohë
Agjencia e Trajtimit të Pronave, bën me dije se nga data 27 janar 2025 do të nisë procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfitues, për kompensimin......

Propozimi, ndryshon skema e TVSH-së për fermerët - Çfarë parashikohet për shit-blerjet e produkteve bujqësore?
Skema aktuale e TVSH-se ka krijuar pabarazi të theksuar midis fermerëve vendas dhe operatorëve të tjere ekonomikë që veprojnë në të njëjtin treg, duke rritur......

Sa do të rritet ekonomia shqiptare në 2025? - Banka Botërore parashikon një ngadalësim të ritmit edhe gjatë vitit të ardhshëm
Ekonomia shqiptare pritet të rritet me një ritëm më të ngadaltë në 2025 dhe 2026. Sipas parashikimeve të Bankës Botërore, vendi pritet të ketë një rritje......