Mbi 2500 bursa për arsimin profesional - Cilat janë kategoritë që përfitojnë?
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja përmes një njoftimi në rrjetet sociale bëri me dije se, regjistrimet në arsimin profesional do të hapen në muajin korrik, duke ofruar mbi 2500 bursa studimi deri në 7,320 lekë/muaj për të rinjtë që ndjekin shkollën profesionale.
Përmes këtij programi bursash, të rinjve u ofrohet një mundësi konkrete për të ndërtuar një karrierë të sigurt dhe të shpejtë në tregun e punës. Qeveria synon të ngrejë rolin e arsimit profesional, ta bëjë atë më të aksesueshëm dhe të orientuar drejt ekonomisë së dijes dhe inovacionit.
Por cilët kategori mund të përfitojnë bursë të plotë studimi?
Vajzat që zgjedhin profile si mekanika, elektronika, përpunim druri, gjeodezia, shërbime mjetesh transporti apo termohidraulikë përfitojnë bursë të plotë, ndërsa çdo vajzë që regjistohet në arsim profesional përfiton gjysmë burse.
Ndërkohë, nxënësit që zgjedhin degë prioritare, si bujqësi, veterinari, pyje, ndërtim, peshkim, gjeologji, detari; shpim, shfrytëzim i burimeve të naftës dhe të gazit gjithashtu përfitojnë mbështetje.
Ekselentët, që kanë mbaruar vitin shkollor paraardhës në arsimin profesional me notë mesatare mbi 9 përfitojnë bursë të plotë.Mbështetje do të kenë dhe nxënësit që banojnë larg shkollave profesionaole, duke u mundësuar rimbursim të plotë për transportin ose konvikt pa pagesë për nxënësit që banojnë më larg se 5 km nga shkolla Po kështu, në listën e përfituesve përfshihen rupet e veçanta, nxënësit me aftësi të kufizuara, pakicat kombëtare dhe egjiptiane, jetimë ose që kanë vetëm njërin nga prindërit.
Arsimi profesional është kthyer në një shtyllë të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë kombëtare dhe për përgatitjen e fuqisë punëtore që i përshtatet kërkesave reale të tregut. Duke mbaruar arsimin profesional, çdo i ri mund të gjejë lehtësisht punë edhe pa pasur një universitet. Institucionet e arsimit të mesëm profesional publik ofrojnë 22 drejtime studimi dhe 83 mundësi profilizimi.

“Tarifat amerikane kërcënojnë ekonominë globale” - Kreu i BQE-së thekson se objektivi i Evropës është stabiliteti
Kërcënimet tarifore të SHBA-së kanë penguar rimëkëmbjen ekonomike globale, duke shtuar pasiguri të madhe dhe duke ndaluar investimet globale, tha Christine......

Gati 97.8 meshkuj për 100 femra/ Nga viti në vit në raportin gjinor në Shqipëri mbizotërojnë gratë
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT-it lidhur me raportin gjinor në Shqipëri, më 1 janar 2025, për çdo 100 gra kishte 97.8 burra. Kjo tregon për një raport......

Vlora, Dibra dhe Elbasani “udhëheqin” rritjen e fermerëve/ Bujqësia bëhet më formale. Rreth 105 njësi me NIPT në fund të vitit 2024
Numri i fermerëve të pajisur me NIPT në fund të vitit 2024, është 105,709 duke shënuar një rritje me 9.6%, krahasuar me numrin e fermerëve të regjistruar një......

Pagat në turizëm, nga 55 mijë deri në 140 mijë lekë! - DPT: Kontrolle të thelluara ndaj bizneseve që paguajnë më pak se minimumi indikativ
Bizneset në sektorin e turizmit që i paguajnë punonjësit më pak se paga indikative e përcaktuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, do t'i nënshtrohen......

Dy parqet teknologjike shqiptare prezantohen në Paris - Gonxhja: E ardhmja për Shqipërinë është sot, sidomos në fushën e inovacionit
Shqipëria ka prezantuar në konferencën më të madhe të inovacionit në Evropë, dy parqet e saj teknologjike, Durana Tech Park dhe TEDA Tirana. Edhe Korporata......

Shqipëria prezantohet në VivaTech 2025, në Paris me “Albania Future Now”!
Nën moton “Albania Future Now”, Shqipëria po prezantohet në datat 11- 14 qershor, në “VivaTech 2025”, konferenca më e e madhe në Europë për teknologjitë e......

Shqiptarët u “largohen” pushimeve në Mal të Zi - Operatorët: Akomodimi u shtrenjtua, pushuesit zgjedhin Greqinë
Mali i Zi po preferohet gjithnjë e më pak nga shqiptarët dhe jo vetëm për pushime këtë sezon turistik. Rritja e TVSH-së nga 7% në 15% për akomodimin në......

Izrael-Iran, në prag të luftës - Analiza/ Cili shtet do të dominonte në një konflikt ushtarak?
Daullet e luftës po dëgjohen gjithnjë e më fort në Azinë Perëndimore. Të premten, Izraeli kreu sulme ndaj infrastrukturave bërthamore dhe ushtarake iraniane.......