Mbi 20 mln lekë investim në Dhërmi, Drimadhë dhe Palasë/ Drejt një sistemi të integruar ujësjellësi e kanalizimesh, hapen dy tendera

Shoqëria Rajonale Ujësjelles Kanalizime Vlorë Sh.A ka shpallur hapjen e garës për studim projektim furnizim me ujë i zonave bregdetare, Draleos, Drimadhës dhe Dhërmi Faza IV.
Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, ky projekt ka si synim projektimin e sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat Draleos (Palasë), Drimadhë, Dhërmi. E ndërsa, fondi limit i parashikuar për këtë investim është 20 milionë e 823 mijë lekë.
Projekti parashikon vazhdimin e linjës së transmetimit (vazhdim i projekteve të mëparshme, Faza IV), si dhe rrjetin e shpërndarjes për zonat përfituese. Faza IV synon zgjerimin e sistemit drejt zonave strategjike të zhvillimit turistik në Draleos, Drimadhë dhe Dhërmi.
Referuar dokumentit, qëllimi kryesor i këtij investimi është të garantojë furnizimin e qëndrueshëm, të sigurt dhe të mjaftueshëm me ujë të pijshëm për zonat bregdetare Draleos, Drimadhë, Dhërmi. Kjo nismë synon të përmirësojë infrastrukturën ekzistuese të ujësjellësit duke projektuar një sistem modern, efikas dhe të përshtatshëm me rritjen e popullsisë, rritjen e turizmit dhe nevojave të komuniteteve lokale.
Sipas dokumentit, do të realizohet vlerësimi i rrjetit ekzistues shpërndarës dhe i depove aktuale të ujit, ndërsa do të projektohen rrjete të reja shpërndarëse dhe depo të reja, të nevojshme për përballimin e kërkesës gjatë sezonit të verës.
Një nga pjesët më të rëndësishme të projektit është vazhdimi i linjës së transmetimit nga dalja e tunelit të Palasës deri në Dhërmi.
Përveç furnizimit me ujë, Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Vlorë Sh.A ka hapur garën për studim-projektimin e sistemit të mbledhjes së ujërave të ndotura në zonën e Drimadhës dhe ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura. Fondi limit për këtë procedurë është 19 milionë e 477 mijë lekë.
Ky projekt synon krijimin e një sistemi të integruar kanalizimesh dhe trajtimin modern të ujërave të ndotura për zonat turistike të Palasës dhe Drimadhës, të cilat vitet e fundit kanë përjetuar një rritje të ndjeshme të ndërtimeve rezidenciale, hoteleve dhe resorteve turistike.
Aktualisht ekzistojnë vetëm rrjete të pjesshme kanalizimesh, të cilat nuk lidhen me një sistem të përbashkët transferimi drejt impianteve të trajtimit. Projekti i ri parashikon ndërtimin e një rrjeti të unifikuar të kanalizimeve, verifikimin e kapaciteteve ekzistuese të stacioneve të pompimit dhe projektimin e një impianti të trajtimit të ujërave të ndotura. Ky investim është i rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit, si dhe për ruajtjen e potencialit turistik të Rivierës Jugore.
Mungesa e rrjeteve të mirëfillta shpërndares, zgjerimi i zonës në mënyre të menjëhershme në vitet e fundit dhe mungesa e rezervuarëve për ruajtjen e ujit i bën këto zona veçanërisht të prekshme ndaj thatësirave dhe ndotjeve sezonale. Prandaj dhe ndërtimi i rrjeteve të tyre shpërndares dhe i depove të ujit janë pjesë integrale e ketij projekti, theksohet në dokumentin e Agjencisë së Prokurimit Publik.
Modernizimi i Regjistrit Tregtar Shqiptar/ QKB forcon bashkëpunimin me InfoCamere në Itali
Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Biznesit, z. Etugert Llazi, si edhe drejtues të tjerë nga QKB dhe Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit......
Shqipëria e 4-ta në Evropë për rritjen e ekosistemit të startup-eve, një ngjitje historike prej 8 vendesh në klasifikimin global
Raporti Global i Ekosistemit të Startup-eve 2026 i StartupBlink rendit Shqipërinë në vendin e 75-të në botë me +71.1% rritje vjetore. Shqipëria është......
“Frenojnë” çmimet në zonat periferike të Tiranës/ Ndikojnë infrastruktura e dobët dhe oferta e lartë
Edhe pse tregu i pasurive të paluajtshme në Tiranë vijon të jetë në rritje të fortë gjatë vitit 2026, jo të gjitha zonat po ecin me të njëjtin ritëm.......
DIVA, nis rimbursimi për mbi 34 mijë individë/ Sa përfitojnë të punësuarit që kanë deklaruar të ardhurat vjetore?
Administrata tatimore ka nisur procesin e rimbursimit për 34,263 individë që kanë deklaruar 1 ose 2 fëmijë në ngarkim në Deklaratën Individuale Vjetore të të......
Pasojat e luftës në Iran po forcojnë dobësitë financiare/ Paralajmërimi i BQE për Eurozonën. Pritet rritja e kostove të huamarrjes
Lufta me Iranin dhe tensionet e vazhdueshme tregtare mund të dëmtojnë rritjen ekonomike të eurozonës, të rrisin kostot e huamarrjes dhe të sfidojnë aftësinë......
“Përmirësohet qendrueshmëria fiskale e Greqisë”/ FMN: Investimet e forta dhe reformat strukturore po mbështesin rritjen
Greqia i ka përballuar tronditjen e luftës në Lindjen e Mesme me qëndrueshmëri fiskale dhe stabilitet financiar të përmirësuar, thotë Fondi Monetar......
Ekonomia gjermane, në vështirësi/ Pritet të tkurret si rrjedhojë e ndikimeve gjeopolitike
Këshilli Gjerman i Ekspertëve Ekonomikë uli parashikimin e rritjes ekonomike për vitin 2026, duke paralajmëruar se lufta në Lindjen e Mesme, rritja e çmimeve......
5 vende të NATO-s, “jo” financimit për Ukrainën/ Kundërshtojnë propozimin për kontributin prej 0,25% të PBB
Britania, Franca dhe tre anëtarë të tjerë të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) kanë shprehur kundërshtim ndaj një propozimi që secili......



