Mbi 20 masa për eficiencën energjetike - Ngrohja dhe ftohja e ndërtesave, rreth 33% e konsumit final të energjisë në vend

Zbatimi i mbi 20 masave për përmirësimin e eficiencës energjetike në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave kërkon rreth 4.7 mln euro deri në vitin 2030, ndërsa investimet reale për rinovimin e ndërtesave llogariten në miliarda euro deri në vitin 2050. Gjithçka evidentohet në Dokumentin e Angazhimit për dekarbonizimin të këtij sektori, të dorëzuar pak javë më parë pranë Komunitetit të Energjisë nga qeveria shqiptare.
Sipas dokumentit, ndërhyrjet kryesore lidhen me rinovimin energjetik të ndërtesave, përmirësimin e standardeve të eficiencës dhe rritjen e përdorimit të energjive të rinovueshme për ngrohje dhe ftohje.
Një nga programet më ambicioze është rinovimi energjetik i ndërtesave rezidenciale, i cili sipas vlerësimeve mund të kërkojë deri në 17.86 mld euro investime deri në vitin 2050. Paralelisht, për rinovimin e ndërtesave publike dhe bashkiake parashikohet një kosto prej rreth 1.61 mld euro, ndërsa për ndërtesat private të shërbimeve dhe tregtare investimet mund të arrijnë deri në 5.75 mld euro.
Ndërkohë, deri në vitin 2030 kërkohen rreth 4.7 mln euro për masa institucionale, planifikuese dhe mbështetëse, duke përfshirë skema mbështetëse për rinovimin dhe energjinë e rinovueshme në ndërtesa, përgatitjen e hartave të ngrohjes në nivel bashkie, krijimin e “one-stop shops” për eficiencën energjetike, etj.
Sektori i ngrohjes dhe ftohjes në vendin tonë përbën rreth një të tretën e konsumit final të energjisë në vend, ndërsa burimet e rinovueshme mbulojnë aktualisht vetëm 22–23% të kësaj kërkese.
Ku qëndron Shqipëria në hartën e punësimit në Europë? - Kyesojmë rajonin me 68.9%, por ende poshtë mesatares së BE
Shkalla e punësimit është një nga treguesit më të rëndësishëm ekonomikë dhe socialë. Sipas të dhënave të INSTAT shkalla e punësimit në Shqipëri arriti në......
Nafta rrezikon të “ngrijë” pagat - Analiza/ Çmimet e larta, presion mbi bizneset
Rritja e çmimeve të naftës në fillim të Marsit 2026 ka sjellë një valë goditëse në kostot e transportit dhe të prodhimit, duke ushtruar presion të......
“Nga toka jonë në sofrën tuaj”, ministri Salla hapi panairin e produkteve bujqësore në Elbasan
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, hapi sot në Elbasan panairin e produkteve bujqësore “Nga toka jonë në sofrën tuaj”, një aktivitet i......
Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM/ Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi është kyç për sigurinë e rajonit
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, mori pjesë në ceremoninë e përfundimit të stërvitjes së përbashkët mes forcave speciale të Policisë së......
Shteti hyn në tregun e naftës për të frenuar çmimet - Rama: Do të krijojmë një faktor publik për të lehtësuar barrën e qytetarëve
Shteti do të ndërhyjë për të rregulluar tregun e naftës, nisur prej rritjes së çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme. Në një konferencë për mediat,......
OSHEE Group rrit pagat për punonjësit e terrenit dhe inxhinierët elektrikë
OSHEE Group sh.a. ka ndërmarrë një hap të ri në mbështetje të profesionistëve të sektorit energjetik, duke rritur pagat për punonjësit e terrenit dhe......
Vendimi për imunitetin e Ballukut nuk frenon procesin e anëtarësimit në BE
Gjatë një konference për mediat, kryeministri Edi Rama u shpreh se vendimi I djeshëm i Kuvendit për imunitetin e Ballukut nuk frenon procesin e anëtarësimit......
Çmimet e pronave në Durrës pritet të rriten deri 10%/ Zonat bregdetare si Currila dhe Vollga do të udhëheqin rritjen
Sipas studimeve të Investropa çmimet e pronave në Durrës pritet të rriten nga 6% deri në 10% gjatë vitit 2026, duke shënuar një ritëm më të moderuar......


