Shqipëria Postuar më 8 Dhjetor 2025, 10:30

Mbi 19 mijë aplikime online për t’u regjistruar si punëkërkues - Aplikimet në e-albania, në rritje me 40% krahasuar me një vit më parë

Nga Ernilda Luzi

Mbi 19 mijë aplikime online për t’u regjistruar si

Numri i qytetarëve që janë regjistruar si punëkërkues përmes portalit qeveritar e-Albania ka shënuar rritje të ndjeshme këtë vit.

Sipas të dhënave të publikuara nga portali e-Albania, nga janari në tetor të këtij viti janë regjistruar 19.721 aplikime online, në krahasim me 14.065 aplikime të së njëjtës periudhë të një viti më parë.

Shërbimi “Regjistrimi si punëkërkues”, i cili ofrohet plotësisht online përmes e-Albania, u mundëson individëve të kryejnë të gjithë procesin, pa pasur nevojë të paraqiten fizikisht pranë zyrave të punës.

Regjistrimi online vijon të jetë një prej shërbimeve më të përdorura të platformës, duke lehtësuar procesin për qytetarët që kërkojnë punë, si dhe duke u mundësuar akses më të shpejtë në informacione të rëndësishme mbi vendet e lira të punës dhe programet e mbështetjes, si dhe mundësisë që u ofrohet për të ndjekur në mënyrë transparente statusin e aplikimit të tyre.

Sipas të dhënave zyrtare nga Instat, në tremujorin e dytë 2025, shkalla zyrtare e punësimit për popullsinë 15- 64 vjeç është 69.1 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, kjo shkallë është rritur me 0.5 pikë përqindje.

Ndërsa, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15–64 vjeç, është 76.2% në tremujorin e dytë 2025. Ky tregues është rritur me 0.6 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024.

Shqipëria 8 Dhjetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në vlera relativisht konstante në raport me javën që lamë pas duke mos shënuar lëvizje të ndjeshme të kuotës duke u......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat