Shqipëria Postuar më 3 Maj 2025, 10:12

Mbi 175 mijë aplikime nga bizneset -87,7% në regjistrin tregtar, 12 mijë kërkesa për leje dhe licenca

Nga Elisabeta Dosku

Mbi 175 mijë aplikime nga bizneset -87,7% në regjistrin tregtar, 12

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit  përgjatë vitit 2024, janë kryer 175 388 aplikime në Regjistrin Tregtar, Regjistrin e Leje/Licencave dhe Autorizimeve dhe në Regjistrin e Pronarëve Përfitues.

Gjatë vitit 2024 numrin më të lartë të aplikimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit e mban Regjistri Tregtar me 87.7% të totalit të aplikimeve ndjekur nga Regjistri Kombëtare i Leje/Licencave dhe Autorizimeve me 7.3% dhe Regjistri i Pronarëve Përfitues me 5%.

Konkretisht, sipas të dhënave zyrtare nga Qendra Kombëtare e Biznesit,  në Regjistrin Tregtar rezultojnë 115, 924 aplikime për regjistrime fillestare, ndryshime, pezullime, aktivizime, çregjistrime;  37 917 aplikime për dorëzim të pasqyrave financiare.

Ndërsa në regjistrin kombëtar të lejeve, licensave dhe autorizimeve, rezultojnë 12 726 aplikime nga të cilat 9 612 aplikime për Leje/Licence të re.

Sa i takon regjistrit të pronarëve përfitues, përgjatë vitit 2024  janë trajtuar në total 8 821 aplikime, nga të cilat 8 474 aplikime për subjeket tregtare dhe 346 aplikime për Organizatat jo Fitimprurese.

Qendra Kombëtare e Biznesit ka qenë nder institucionet e para që ka ofruar tërësisht shërbime online për bizneset, duke mundësuar thjeshtim procedurash dhe eliminim të kontaktit fizik me punonjës.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat