Mbi 1,700 biznese mbrojnë markën tregtare - Rritet ndërgjegjësimi, më shumë aplikime edhe për ripërtëritje

Mbi 1,700 biznese janë pajisur me certifikatë të regjistrimit për markën tregtare, me qëllim që të mos lejojnë imitime dhe abuzime në kurriz të investimit që kanë bërë.
Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale tregojnë se përgjatë vitit 2025 ky institucion ka lëshuar 1705 certifikata regjistrimi, në vitin 2024 janë lëshuar 1020 certifikata regjistrimi, në vitin 202, 1087 certifikata regjistrimi dhe në vitin 2022 janë lëshuar 963 certifikata regjistrimi për markat tregtare.
Rritja në raport me një vit më parë është afro 67.2 %, si dhe rezulton shifra më e lartë ndër vite.
Të dhënat nga ky institucion, tregojnë se ka një rritje të ndjeshme të interesit dhe ndërgjegjësimit të bizneseve për të garantuar emrin e tyre në një treg ku rëndom ndodh që tregtohen produkte false me emra të markave të ndryshme, në dëm edhe të konsumatorëve shqiptarë.
Po ashtu, vihet re rritje e aplikime për ripërtëritje të markës duke arritur në 765 aplikime, nga 535 në vitin 2022. Shifrat tregojnë kapërcim prej afërsisht 34 % e aplikimeve për ripërtëritjen e markave të regjistruara për një periudhë shtesë prej 10 vjetësh.
Marka mund të ripërtërihet pafundësisht për periudha dhjetëvjeçare, pasi pronari depoziton një kërkesë për këtë qëllim në DPPI dhe paguan tarifën përkatëse.
Ndërsa aplikimet ndërkombëtare për regjistrim marke kanë një shifër edhe më të lartë, megjithëse në rënie në raport me një vit më parë. Gjatë vitit 2025, për shtrirjen e mbrojtjes për Republikën e Shqipërisë ishin në total 2344 aplikime ndërkombëtare, ndërsa për vitin 2024 ishin 2677 aplikime. Për vitin 2023 rezultuan në total 2954 aplikime, për vitin 2022 ishin 2017 aplikime për regjistrim marke nga Marrëveshja e Madridit.
Së fundmi, për të zgjidhur të gjitha problematikat me markat tregtare dhe për ta përafruar ligjin me Bashkimin Evropian, qeveria ka miratuar një ligj të ri i cili i synon ndër të tjera të sigurojë mbrojtje më të lartë për bizneset dhe konsumatorët.
Ligji parashikon të drejtën e pronarëve të markave që cenohen nga veprime shkelëse të ngrenë padi, të paraqesin prova dhe t’i sigurojnë këto, të kërkojnë marrjen e masave të përkohshme për parandalimin e një shkeljeje, nxjerrjen jashtë qarkullimit, konfiskimin dhe vënien nën kontroll të mallrave që dyshohet se shkelin të drejtat e markave të regjistruara më parë. Ligji trajton gjithashtu shpërblimin e dëmeve që u vijën pronarëve të markave të mëparshme nga shkeljet dhe përpjekjet e shkelësve që abuzojnë duke përdorur pa autorizim markat e pronarëve të tjerë.
Shpërblim për uljen e konsumit të energjisë - Autoriteti Rregullator rumun: Mekanizmi i ri sjell një burim shtesë në tregun
Autoriteti Rregullator Rumun i Energjisë (ANRE) tha se ka miratuar një mekanizëm tregu për të paguar konsumatorët e kualifikuar për uljen e përkohshme dhe......
Çmimet e gazit në Evropë janë dyfishuar - Parashikohet se më e keqja ende nuk ka ardhur
Evropa është në mes të një vale tjetër të nxehti veror. Kjo është pjesërisht arsyeja pse dimri që po vjen po duket të jetë i kushtueshëm. Temperaturat rekord......
Lagarde paralajmëron BE - “Kapërceni fragmentimin e tregut, ose humbisni trenin e inteligjencës artificiale”
“Europa e humbi revolucionin e parë digjital dhe nuk mund të përballojë ta humbasë përsëri me inteligjencën artificiale, pasi ajo ka potencialin e plotë për......
I nxehti po ndryshon mënyrën e jetesës - Qyteti i Floridias në Siçili regjistroi 48.8 gradë Celsius në vitin 2021
Pesë vjet më parë, stacioni meteorologjik pranë qytetit siçilian të Floridias regjistroi 48.8 gradë Celsius, temperatura më e lartë e regjistruar zyrtarisht......
Mbyllja më e fortë e bizneseve në gati 20 vjet - Sipërmarrjet gjermane përballen me vështirësi
187.744 sipërmarrje në Gjermani ndërprenë gjatë vitit të kaluar aktivitetin e tyre, duke shënuar numrin më të lartë të mbylljeve në pothuajse 20 vjet.......
Prodhimi i naftës nga Albpetrol: 4-mujori/ Kompania shtetërore nxori rreth 21 mijë ton, Gorisht-Kocul kryeson
Rreth 21 mijë ton naftë u prodhua nga kompania shtetërore Albpetrol gjatë 4 muajve të parë të këtij viti. Të dhënat e publikuara nga vetë kompania tregojnë......
Kontrolli i syve përpara nisjes së shkollës - Topi: Depistimi duhet të kryhet në moshë të hershme
Me afrimin e fillimit të vitit të ri shkollor, kontrollet shëndetësore të fëmijëve marrin një rëndësi të veçantë. Mes tyre është edhe vizita te okulisti,......
Ku prodhohen më shumë fruta në Shqipëri? Nga Korça, në Lushnjë dhe Elbasan. Ja cilat bashki kryesojnë
Prodhimi i frutave përbën një nga kategoritë më të rëndësishme të sektorit bujqësor, duke zënë një peshë të konsiderueshme në prodhimin vendas dhe në......

