Mbi 17 mijë mjete nuk kalojnë kontrollin teknik - Automjetet e vjetra dalin nga qarkullimi, gati 2000 të çregjistruara
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit rrugor ka publikuar të dhënat për periudhën janar- mars 2025 në lidhje me shërbimin e kontrollit teknik të mjeteve që qarkullojnë. Gjatë kësaj periudhe janë testuar 60.225 mjete, nga të cilat 87.72% përbëhen nga automjete me kapacitet 4+1 deri në 8+1 vende.
Pjesa më e madhe e kontrolleve 35.8% janë kryer pranë qendrës së DPSHTRR në Tiranë, duke reflektuar dhe pasqyruar fluksin më të lartë dhe përqendrimin më të madh të mjeteve në kryeqytet.
Ndërkohë, sipas shifrave të publikuara nga DPSHTRR, 29% e mjeteve kanë ngelur në testim ose 17.379 mjete gjithsej, duke ngritur shqetësime mbi gjendjen teknike të automjeteve në qarkullim. Kryesisht, arsyet e ngeljes lidhen me mangësi vizuale dhe funksionale (34%); probleme me sistemin e shkarkimit të gazrave (34%); defekte në sistemin e drejtimit (14%) dhe probleme në sistemin e frenimit (18%).
Një tjetër element është dhe mosha e mjeteve në qarkullim. Gjatë këtij tremujori, 1,875 mjete me moshë mesatare 22 vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë. Ky indikator tregon domosdoshmërinë për rinovimin e flotës rrugore në vend.
DPSHTRR gjithashtu thekson se ndalohen rreptësisht ndërhyrjet në odometër, modifikimet konstruktive dhe çdo manipulim tjetër, pasi këto praktika janë një kërcënim për sigurinë rrugore. Gjithashtu, rezervimet për kontroll teknik qytetarët mund t’i kryejnë përmes portalit e-Albania.
Sondazh

Tatimet mbledhin 123 milionë euro më shumë - Janar-Mars 2024, rriten të ardhurat me 11.9%
Administrata tatimore ka rritur ndjeshëm të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të......

Pse Turqia mendon se tarifat e Trump mund të jenë një avantazh për ekonominë e vendit?!
Turqia u godit me një tarifë bazë 10% në njoftimin e tregtisë së Presidentit të SHBA Donald Trump javën e kaluar, krahasuar me tarifat më të larta për shumë......

Pediatria e re e Specialiteteve/ Koçiu: Investimet kanë kuptim të plotë kur prekin jetët më të brishta!
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot në rrjetet sociale pamjet nga ambientet e reja në pediatrinë e specialiteteve në......

Rilindja e stadiumit Selman Stërmasi – Rama: Projekti fitues do t’i japë Tiranës një tjetër qendër të bukur urbane!
Pas shpalljes së projektit fitues në garën ndërkombëtare për projektidenë arkitekturore për rilindjen e stadiumit “Selman Stërmasi”, kryeministri Edi Rama......

1.4 milionë euro të padeklaruara u kapën në kufi - Në vitin 2024 u regjistruan 40 raste. Kakavija kryeson tentativat për kalim të paligjshëm
Kalimi i sasive të mëdha të parasë fizike në kufi pa i deklaruar ato konform ligjit në fuqi, vijon të jetë një fenomen i pranishëm në Shqipëri. Sipas të......

Gjermania konsideron tërheqjen e arit nga SHBA - Politikat tarifore të Trump kanë shtuar shqetësimet në Berlin
Gjermania mund të kërkojë të riatdhesojë sasinë e madhe të arit që aktualisht ruan në Nju Jork, mes shqetësimeve për politikat tarifore të paparashikueshme......

BE drejt marrëveshjes për raundin e parë të tarifave hakmarrëse kundër SHBA!
Takimi i ministrave të tregtisë në Luksemburg të hënën iu afrua marrëveshjes për një listë të mallrave të SHBA-së për t'u synuar në përgjigje të vendimit të......

Si ka nisur kjo ditë për valutat kryesore?
Dollari amerikan edhe pse e ka nisur ditën në vlera negative kundrejt monedhës vendase duket se ka pasur një rikuperim në raport me ditën e djeshme teksa......