Mbi 156 mijë pasagjerë në katër muaj - Porti i Durrësit, 4% më shumë udhëtarë se një vit më parë

Flukset e udhëtarëve përmes Portit të Durrësit kanë vijuar të shënojnë rritje edhe gjatë muajve të parë të vitit 2026, duke konfirmuar rolin e këtij porti si nyja kryesore e transportit detar të pasagjerëve në Shqipëri. Të dhënat e publikuara nga Autoriteti Portual Durrës tregojnë një ecuri pozitive të lëvizjeve në terminalin e trageteve, si për sa i përket numrit të udhëtarëve, ashtu edhe transportit të mjeteve.
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se, gjatë periudhës Janar- Prill 2026, nëpërmjet Portit të Durrësit kanë udhëtuar gjithsej 156.597 pasagjerë. Ky numër përfaqëson një rritje prej 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke dëshmuar për një kërkesë në rritje për transportin detar dhe për lidhjet e qëndrueshme që porti ofron me vendet fqinje.
Paralelisht me rritjen e numrit të pasagjerëve, është rritur edhe qarkullimi i automjeteve. Gjatë katër muajve të parë të vitit janë transportuar 66.828 mjete me tragete, një tregues i rëndësishëm që reflekton lëvizjen e vazhdueshme të qytetarëve, në linjat ndërkombëtare detare. Kjo shifër dëshmon jo vetëm intensitetin e qarkullimit, por edhe rëndësinë që transporti detar vijon të ketë për ekonominë, turizmin dhe shkëmbimet tregtare.
Gjithashtu, afrimi i sezonit veror pritet të sjellë një intensifikim edhe më të madh të trafikut të pasagjerëve dhe mjeteve, duke e bërë Portin e Durrësit një nga pikat më të rëndësishme të hyrje-daljeve në vend.
Porti i Durrësit vijon të mbetet një hallkë kyçe e transportit detar shqiptar, duke dëshmuar një trend të qëndrueshëm rritjeje dhe një rol të rëndësishëm në lëvizjen e njerëzve dhe mallrave.
Tirana “fitoi” mbi 5 mijë banorë në një vit/ 11 qarqe në rënie. Kukësi dhe Shkodra humbën më shumë banorë
Popullsia e Shqipërisë vijon të tkurret, por edhe të përqendrohet gjithnjë e më shumë në kryeqytet. Në të kundërt, të gjitha qarqet e tjera kanë humbur......
Shumica mbajnë shtetësinë origjinale - Anketa me të ardhurit në Gjermani. Vitin e kaluar, rreth 189,000 aplikime të reja
Shumica e njerëzve që aplikuan për shtetësi gjermane vitin e kaluar e ruajtën shtetësinë e tyre origjinale, sipas një sondazhi nga grupi kërkimor i......
Cilat vende tërheqin më shumë investime të huaja? - Franca, destinacioni kryesor në Evropë. Ndjekin Britania dhe Gjermania
Investimet e huaja shihen gjerësisht si një nxitës kryesor i rritjes ekonomike, inovacionit dhe krijimit të vendeve të punës. Kur kompanitë hapin vende të......
OECD paralajmëron për ngadalësim global - “Lufta SHBA-Iran pengon perspektivat e rritjes ekonomike”
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ka ulur perspektivën e rritjes globale, duke paralajmëruar se dëmi ekonomik nga lufta SHBA-Iran mund......
SHBA i shpallin “luftë” punës së detyruar - Tarifa shtesë 10-12,5% për mallrat e importuara nga 60 vende
Administrata Trump propozoi vendosjen e tarifave shtesë prej 10% ose 12.5% për importet nga 60 ekonomi, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e......
Prishtina, taksë 10 euro për automjetet jo-rezidente? - Qytetarët dhe ekspertët, kundër: “Diskriminuese dhe përjashtuese”
Komuna e Prishtinës ka nisur procedurat përfundimtare për një draft-rregullore të re që parashikon vendosjen e një takse prej 10 euroh për çdo qytetar......
Transformimi i Pallatit të Kongreseve, shpallet projekti fitues
“Herzog & de Meuron Basel Ltd” është kompania me projektin fitues për transformimin e Pallatit të Kongreseve. 5 kompanitë finaliste shpalosën vizionin e......
'Tirana Grand Prix–Warm Up' rikthen makinat historike në sheshin “Nënë Tereza” më 6 qershor
Automjetet klasike dhe atmosfera e automobilizmit retro do të rikthehen në zemër të kryeqytetit me aktivitetin “Tirana Grand Prix – Warm Up”, i cili do të......



