Shqipëria Postuar më 25 Shkurt 2026, 13:18

Mbi 12 mijë vende pune, nën kontroll - 667 subjekte të inspektuara në janar, 445 masa administrative

Nga Fabjona Pasho

Mbi 12 mijë vende pune, nën kontroll - 667 subjekte të

Gjatë muajit janar, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka kryer 667 inspektime në subjekte të ndryshme, me fokus zbatimin e detyrimeve ligjore nga punëdhënësit dhe mbrojtjen e të drejtave të punonjësve.

Sipas të dhënave zyrtare, janë kontrolluar 12 769 vende pune, ndërsa janë zhvilluar edhe 130 inspektime këshilluese, të orientuara drejt parandalimit të shkeljeve dhe përmirësimit të kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Nga kontrollet e ushtruara janë konstatuar shkelje të legjislacionit, për të cilat janë vendosur 445 masa administrative. Masat lidhen me problematika që prekin formalizimin e marrëdhënieve të punës, respektimin e kontratave dhe zbatimin e standardeve të sigurisë në ambientet e punës.

Paralelisht, gjatë kësaj periudhe janë trajtuar 90 ankesa të depozituara nga qytetarë dhe punonjës, duke aktivizuar mekanizmat institucionalë për verifikimin e rasteve të raportuara.

Ndërkaq, gjatë vitit 2025, Inspektorati ka inspektuar 9,532 subjekte, ku 8.086 kontrolle janë kryer mbi bazë risku, ndërsa janë regjistruar 963 inspektime për shkak ankese, 1,269 pezullime aktiviteti, 4,191 paralajmërime dhe 268 gjoba.

Si rezultat i kontrolleve, 98% e punëmarrësve të konstatuar informalë janë formalizuar, janë deklaruar 2,538 punonjës të rinj dhe në buxhetin e shtetit kontribuojnë rreth 28.3 milionë lekë në muaj nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat