Mbi 111 mijë pasagjerë udhëtuan nëpërmjet Portit të Durrësit në korrik 2025/ APD: Kryesojnë të huajt me 70 mijë!
Autoriteti Portual Durrës njoftoi sot se nëpërmjet Portit të Durrësit kanë hyrë dhe dalë gjithsej 111,049 pasagjerë vetëm gjatë muajit korrik 2025, duke e shënuar si muajin me ritmin më të lartë të këtij sezoni turistik.
Sipas të dhënave të Autoritetit Portual Durrës, në këtë fluks kryesojnë shtetasit e huaj me 70,281 pasagjerë, ndërsa 40,768 janë shtetas shqiptarë që kanë përdorur transportin detar për pushime brenda ose jashtë vendit.
Në total, 83,116 pasagjerë janë pritur dhe 27,933 të tjerë janë përcjellë nëpërmjet terminalit të trageteve, i cili ka operuar me kapacitet të plotë, pa vonesa apo problematika të evidentuara.
Në menaxhimin e fluksit kanë qenë të angazhuara strukturat e Sigurisë Portuale, Policia Kufitare, agjentët doganorë dhe instancat e tjera ligjzbatuese, të cilat kanë mundësuar një proces të rregullt dhe efikas gjatë gjithë muajit.
Të dhënat krahasuese tregojnë se shifrat e këtij viti mbeten pothuajse në të njëjtat nivele me korrikun e vitit 2024, me një diferencë minimale prej rreth 1% më pak, ose 1,981 pasagjerë, duke reflektuar stabilitet të lartë të fluksit të udhëtarëve në këtë sektor.

5 metër kub ujë në muaj falas për familjet në nevojë - U shpërndanë 31 mln lekë nga buxheti i shtetit, ERRU: Vlerë e vogël, në raport me nevojat
Rreth 31 mln lekë është vlera e shpenzuar gjatë vitit 2024 për kompensimin e sasisë minimale jetike të ujit për familjet në nevojë. Sipas të dhënave nga......

Inteligjenca artificiale në prokurime publike - Sistem elektronik për automatizimin e proceseve. Thjeshton procedurat për bizneset
Përveçse në bujqësi, transport dhe shëndetësi, Shqipëria synon të integrojë inteligjencën artificiale edhe në sektorin e energjisë, prokurimet publike, si......

Forcohen valutat kryesore – Rritje e përgjithshme e monedhave të huaja!
Dollari amerikan sikurse edhe një ditë më parë ka regjistruar sërish rritje të lehtë të kuotës edhe mëngjesin e sotëm duke u blerë me 82.6 lekë dhe duke u......

Shqipëria kryeson fluturimet komerciale në korrik/ Të parët në kontinent me rreth 152% më shumë se përpara pandemisë
Turizmi në Shqipëri prej vitesh po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, duke u kthyer në një ndër sektorët me zhvillimin më të shpejtë. Ky fakt pasqyrohet......

CAP përfshihet automatikisht në lejen e drejtimit/ Rama: Thjeshtim procedurash, ulje shpenzimesh për qytetarët!
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se Çertifikata e Aftësimit Profesional (CAP) do të integrohet automatikisht në lejen e drejtimit, duke u pasqyruar me Kodin......

Buxhet i dyfishuar për strehimin social - Nga kreditë e buta, te pagesa e qirave. Cilat janë mbështetjet për familjet?
Për periudhën kohore 2024-2025, buxheti për programin kombëtar të strehimit social u rrit me mbi dyfish duke e krahasuar me vitin 2021. Në këtë program, një......

Evropianët zgjedhin vjeshtën - Rritet numri i qytetarëve që preferojnë pushimet jashtë sezonit veror
Valët e nxehtësisë që favorizojnë zjarret dhe mbipopullimi në destinacionet tradicionale po ndryshojnë gjithnjë e më shumë preferencat e evropianëve për......

Kina, “burim” i magnetëve të rrallë - Eksportet arrijnë nivelin më të lartë gjashtëmujor në korrik
Eksportet kineze të magnetëve të tokës së rrallë u rritën ndjeshëm në korrik, duke arritur nivelin më të lartë në gjashtë muaj. Të dhënat pasqyrojnë se......