Mbi 1,100 ankesa të shqyrtuara në 2025 - KPP gjeneron 672 milionë lekë kursime për shtetin

Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ka kontribuar në kursimin e mbi 672 milionë lekëve për buxhetin e shtetit gjatë vitit 2025, ndërsa ka vijuar përmirësimin e performancës në trajtimin e ankesave dhe forcimin e transparencës në sistemin e prokurimeve publike.
Gjatë raportimit në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, nënkryetari i KPP-së, Fiorent Zguro, paraqiti rezultatet e institucionit për vitin 2025, duke theksuar se fokusi ka qenë te thjeshtimi i procedurave, rritja e transparencës, shkëmbimi i njohurive dhe qëndrueshmëria në vendimmarrje.
Sipas raportit, gjatë vitit 2025 pranë KPP-së janë regjistruar gjithsej 1,197 ankesa, nga të cilat 1,188 lidhen me procedurat e prokurimit publik. Nga procedurat unike të ankimuara, rreth 36% kanë të bëjnë me dokumentet e tenderit, ndërsa 63.4% me fazën e vlerësimit të ofertave.
Komisioni ka shqyrtuar 1,152 ankesa gjatë vitit, duke kërkuar në 291 raste që autoritetet kontraktore të bëjnë ndryshimet e nevojshme në procedurat e tyre. Ndërkohë, koha mesatare e vendimmarrjes është ulur në 10 ditë, nga 12 ditë që ishte një vit më parë, ndërsa përqindja e ankesave të shqyrtuara jashtë afateve ligjore ka rënë në 8.9%.
Një nga treguesit kryesorë të performancës mbetet kursimi i fondeve publike. Sipas Zguros, gjatë vitit 2025 vendimmarrja e KPP-së ka sjellë kursime prej 672 milionë lekësh pa TVSH për buxhetin e shtetit.
Institucioni ka vijuar gjithashtu konsolidimin e praktikës së tij vendimmarrëse, duke publikuar 53 vendime interpretuese gjatë vitit. Nga 1,007 vendime të marra, vetëm 73 janë ankimuar në gjykatë, ndërsa shumica e vendimeve të Komisionit janë lënë në fuqi nga sistemi gjyqësor, duke konfirmuar ligjshmërinë e veprimtarisë së tij.
Raporti evidenton edhe përfitimet e digjitalizimit, i cili ka sjellë kursime prej mbi 1.8 milionë lekësh në shpenzime administrative për operatorët ekonomikë dhe autoritetet kontraktore.
Në aspektin institucional, gjatë vitit 2025 KPP ka zhvilluar 22 procedura rekrutimi, duke shtuar katër punonjës të rinj dhe duke punësuar katër persona me aftësi të kufizuara në pozicione mbështetëse.
Sipas drejtuesve të institucionit, rezultatet e vitit 2025 dëshmojnë forcimin e rolit të KPP-së si garant i ligjshmërisë, transparencës dhe konkurrencës së ndershme në sistemin e prokurimeve publike.
Transporti i mallrave hyn në epokën digjitale - Shqipëria përafron legjislacionin me standardet e BE-së
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shqyrtoi projektligjin “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”, një nismë që synon......
Eurorajoni Adriatiko-Jonian, 20 vite urë bashkëpunimi mes vendeve të rajonit - Begaj: Bashkëpunimi rajonal, faktor kyç për stabilitetin e zhvillimin evropian
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Eurorajonit Adriatiko-Jonian, me temë......
Facebook “pushton” internetin shqiptar/ Platforma sjell mbi 96% të trafikut nga rrjetet sociale drejt faqeve të internetit
Rrjetet sociale vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si shqiptarët marrin informacion dhe drejtohen drejt faqeve të internetit. Të dhënat......
Raporti i BSH: Më shumë fokus tek prodhimi vendas - “Mjedisi ekonomik e financiar i jashtëm kompleks dhe sfidues”
Rritja e vëmendjes për zgjerimin e prodhimit vendas si kujdesi për burimet njerëzore janë dy sfidat afatgjata për ekonominë e Shqipërisë. Këtë përfundim......
Cilësia e furnizimit me energji - Më pak ndërprerje, ERE miraton standardet e reja deri në vitin 2028
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar disa ndryshime në rregulloren që përcakton kriteret standarde të cilësisë së shërbimit dhe sigurisë së rrjetit të......
“Kujdesi shëndetësor në banesë, pa financim të dedikuar” - Ekspertët: Financimi i shërbimit është i përballueshëm, mungon prioritizimi
Mijëra pacientë me sëmundje kronike, të moshuar dhe persona me pamundësi lëvizjeje varen çdo ditë nga Kujdesi Shëndetësor në Banesë. Megjithatë, sipas......
Puna jashtë vendit sjell 192 milionë euro për Shqipërinë/ Bashkë me remitancat financuan ekonominë me 466 milionë euro në fillimvit
Të ardhurat që ekonomia shqiptare përfiton nga puna e qytetarëve jashtë vendit vijuan rritjen me ritme të shpejta edhe gjatë tremujorit të parë të vitit......
Gratë mbeten me më pak hapësirë në tregun e punës/ Diferenca gjinore mbetet e dukshme pavarësisht stabilitetit të punësimit
Tregu i punës në Shqipëri vijon të tregojë lëvizje pozitive në fillim të vitit 2026, megjithatë diferencat mes grave dhe burrave mbeten ende të dukshme.......



