Mbi 10 mijë të punësuar të rinj në 6-mujorin e parë - Rritja e punësimit, sfidë ekonomike. Malaj: Ecuri pozitive
Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, numri i të punësuarve të rinj ka shënuar një ecuri pozitive, duke reflektuar përmirësimin e tregut të punës dhe zhvillimet e qëndrueshme ekonomike. Në një postim në Facebook, Ministri i Financave Petrit Malaj ka bërë të ditur se janë mbi 10 mijë e 500 punonjës të rinj më shumë, në krahasim me periudhën janar-qershor 2024.
“Numri i të punësuarve të rinj rezultoi me një ecuri pozitive në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025. Shifrat e raportuara nga Administrata Tatimore flasin për 10,523 punonjës të rinj më shumë, në krahasim me janar-qershor 2024”- shkruan Malaj.
Gjithashtu numri i të papunëve sipas të dhënave të INSTAT për 3 mujorin e parë, u ul me rreth 2900 në të njëjtën periudhë të 2024. Papunësia nga 113.558 persona në tremujorin e parë të vitit 2024 ra në 110.655 persona në të njëjtin tremujor të vitit 2025. Numri më i madh i të papunëve mbetet te grupmosha 15-29 vjeç, që përfaqëson 39.5 mijë persona në 3-mujorin e 2025, megjithëse ka një rënie të lehtë në krahasim me një vit më parë. E ndërkohë me të dhënat e raportuara nga Administrata Tatimore, si gjashtëmujor, rezultojnë 10 523 punonjës të rinj më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Por nëse individët punësohen jashtë Shqipërisë dhe nuk e deklarojnë më statusin e tyre në vend, ata nuk figurojnë më as si të punësuar e as si të papunë në Shqipëri. Të dhënat e reja zyrtare mbi popullsinë treguan se më 1 janar 2025, në vend jetojnë 2,36 milionë banorë, me rënie 1.8% nga Censi i vitit 2023. Sipas ekspertëve, rritja e pagës dhe formalizimi i tregut të punës, po sjelle efekt në rritjen e numrit të të punësuarve.

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? - Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike
Gjatë vitit të fundit, valët e nxehtësisë kanë goditur rëndë shumë pjesë të botës, duke thyer rekorde të larta e duke rrezikuar jetën e miliona njerëzve. Në......

Në Himarë, prioritet infrastruktura rurale - Tender 200 milion lekë për rrugën e Athalit
Bashkia Himarë ka shpallur hapjen e tenderit për rikonstruksionin e rrugës së Athalit. Fondi limit i vënë në dispozicion për këtë projekt është 200 milionë......

Shqipëria, 16 marrëveshje për njohjen e pensioneve - Bashkëpunim institucional për sigurimet shoqërore
Shqipëria ka nënshkruar dhe tashmë zbaton marrëveshje dypalëshe për sigurimet shoqërore me 16 shtete të ndryshme, duke garantuar mbrojtje dhe përfitime për......

Lëvizja e autobusëve në Tiranë në kohë reale - Qytetarët mund të ndjekin online gjithë linjën që ata përshkojnë!
Qytetarët mund të ndjekin në kohë reale autobusët, duke parë gjithë linjën që ata përshkojnë nga nisja, qëndrimi në stacione, etj. Transporti publik në......

Informalitet i lartë te qiratë afatshkurtra - Vetëm 17.5% të regjistruara. Mbizotërimi i tyre, sfidë për rritjen e turizmit
Strategjia e re e turizmit 2025 -2030 nxjerr në pah nivelet e larta të informalitetit në sektorin e akomodimit afatshkurtër. Sipas dokumentit, zhvillimi i......

21 vatra zjarri në vend, 3 janë ende aktive - AKMC: Pritet rrezik i lartë në qarkun Fier
21 vatra zjarri janë shënuar në 24 orët e fundit në vend, nga të cilat 3 janë ende aktive sipas......

Çfarë po ndodh me të rinjtë në Shqipëri? Vendi ynë humbet 6.4% të meshkujve 25-29 vjeç brenda një viti
Analiza e ndryshimit vjetor të popullsisë në Shqipëri e kryer më herët nga “Scan Intel” dhe ndarë sipas grupmoshave nxirrte në pah një çekuilibër demografik......

Turistët që po blejnë flori në Shqipëri - Britanikë dhe Gjermanë tërhiqen nga floriri me karat të lartë
Jo vetëm për të shijuar plazhet e vendit në jug apo bukuritë e maleve shqiptare, por edhe pse jo për të blerë aksesorë të ndryshëm ari, argjendi apo metaleve......