Shqipëria Postuar më 3 Maj 2025, 10:30

Mbi 1 milionë gjoba në rrugët shqiptare në 2024 -Rritja e fluksit shtoi me 33% masat administrative nga Policia e Shtetit

Nga Hamit Yzeiraj

Mbi 1 milionë gjoba në rrugët shqiptare në 2024 -Rritja e

Gjatë vitit të kaluar, në territorin e vendit ndodhën 1,666 aksidente rrugore. Krahasuar me vitin 2023, numri i aksidenteve u rrit me 23%, çka lidhet kryesisht me shtimin e fluksit të qarkullimit rrugor nga qytetarët, për shkak të rritjes së numrit të automjeteve në qarkullim, si dhe rritjes së ndjeshme të fluksit turistik gjatë tre muajve të verës.

Sipas të dhënave të raportuara nga Ministria e Brendshme, shkaqet kryesore të aksidenteve për vitin 2024 mbeten të njëjta me ato të viteve të mëparshme: mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, drejtimi i automjeteve nën ndikimin e alkoolit, tejkalimi i shpejtësisë së lejuar, përdorimi i celularit gjatë drejtimit, si dhe faktorë të tjerë që lidhen me pakujdesinë në rrugë.

Paralelisht me rritjen e aksidenteve, janë shtuar edhe masat administrative të vendosura nga Policia e Shtetit. Gjatë vitit të kaluar u vendosën rreth 1.18 milionë masa të tilla, që përfshijnë gjoba, pezullime të lejeve të drejtimit, si dhe ndëshkime të tjera sipas ligjit. Sipas raportit vjetor të ministrisë, ky është një tregues pozitiv, pasi dëshmon për rritjen e ndëshkueshmërisë dhe forcimin e kontrollit ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu, për të parandaluar shkeljet dhe për të disiplinuar qarkullimin rrugor, strukturat e Policisë Rrugore kanë ndërmarrë edhe masa administrative shtesë, si kontrolle të shtuara në akset kryesore, vendosje të radarëve dhe kamerave të sigurisë, si dhe prani më të madhe të patrullave në zonat me risk të lartë aksidentesh.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat