Mbi 1 milion pasagjerë vetëm në muajin tetor - Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon trendin rritës

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës regjistroi një rritje të ndjeshme të pasagjerëve gjatë 2025-ës, duke arritur një rekord në muajin tetor me 1 milion e 48 mijë e 706 pasagjerë Kjo rritje lidhet si me fluksin turistik, ashtu edhe me zgjerimin e lidhjeve ajrore.
Sipas Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, gjatë muajit tetor 2025 janë realizuar 6168 fluturime. Me një rrjet prej 83 destinacionesh, 27 linjash ajrore dhe lidhje me 25 shtete, TIA po ofron më shumë zgjedhje për pasagjerët shqiptarë duke forcuar lidhjet e Shqipërisë me Europën.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po e konsolidon më tej pozicionin, si një nga nyjet më të rëndësishme ajrore në rajon, duke ritheksuar rritjen e qëndrueshme të trafikut ajror drejt dhe nga Shqipëria.
Sipas të dhënave zyrtare, qytetet italiane vijojnë të mbeten në listën e të preferuarave për udhëtarët shqiptarë, sidomos Milano, Roma dhe Bolonja. Përveç tyre, një volum i madh pasagjerësh është regjistruar edhe drejt Londrës dhe Vjenës.
TIA mbetet porta kryesore e udhëtimeve për shqiptarët dhe vizitorët që zgjedhin të fluturojnë nga Tirana.
Gjithashtu, TIA po investon në digjitalizim dhe përmirësim të përvojës së udhëtarëve, përmes portave elektronike për kontrolle kufitare më të shpejta; skanerëve të avancuar të sigurisë; zgjerimit të parkimit me mbi 1.900 vende dhe një strukturë shumëkatëshe; bordimit me karta digjitale, duke shmangur pritjet në sportele. Këto masa kanë rritur ndjeshëm efikasitetin dhe kanë krijuar një përvojë më të lehtë dhe më të shpejtë për pasagjerët.
Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore?
Java dhe ky muaj i fundit i vitit ka nisur në qëndrueshmëri për të gjitha valutat kryesore me monedhën europiane e cila është blerë sot me 96.2 lekë dhe......
Jo kujdes shëndetësor falas për pensionistët e huaj - Franca synon t'i japë fund “parajsës” nga vendet jashtë BE-së
Pensionistët e huaj që ëndërrojnë të kalojnë pensionin e tyre nën diell në Rivierën Franceze mund të duhet të rishqyrtojnë planet e tyre nëse kujdesi......
Nis funksionimi i sistemit “Safe City” - Testim 1-mujor për drejtuesit e mjeteve në Maqedoninë e Veriut
Nga dita e sotme në Maqedoninë e Veriut nis funksionimin sistemi “Safe City” fillimisht në qytetin e Shkupit, komunën e Tetovës dhe Kumanovës. Ndërsa, në të......
Mosha e daljes në pension do të rritet - Raporti i OECD: Do të përshpejtohet plakja e popullsisë
Mosha mesatare e daljes në pension në vendet e OECD-së do të rritet nga 63.9 dhe 64.7 vjeç, përkatësisht, për gratë dhe burrat që dolën në pension në vitin......
Zviceranët refuzojnë taksën për super të pasurit - 2,500 taksapagues në vend kanë asete me vlerë mbi 50 milionë franga
Zvicra të dielën hodhi poshtë me shumicë dërrmuese një taksë të propozuar prej 50% mbi pasuritë e trashëguara prej 50 milionë frangash zvicerane (62 milionë......
Të ardhurat nga taksat rriten me 10.7 mld euro - Sa do të paguajnë familjet dhe bizneset greke në 4 vitet e ardhshme?
Një rritje prej 10.73 miliardë eurosh pritet të regjistrohet në të ardhurat tatimore në Greqi gjatë katër viteve të ardhshme, duke arritur në 82 miliardë......
''Do të sjellim në Shqipëri një ndër ekselencat më prestigjioze të shërbimit spitalor''/ Rama: Në fillim të 2026 vjen në Shqipëri kryeministri i Katarit, sheiku Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani
Vizita e kryeministrit Edi Rama në Doha të Katarit, ku u prit nga kryeministri Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, do të pasohet në fillim të vitit......
Ambasada amerikane, njoftim të rëndësishëm: Aplikoni tani për viza për të ndjekur Kupën e Botës
Ambasada amerikane në Shqipëri ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që duan të ndjekin ndeshjet e Kupës së Botës 2026, që......





