Mbi 1 mijë aplikime për “Grant 2026” - Rritet interesi për startup-et dhe inovacionin në të gjithë Shqipërinë

Programi “Grant 2026” ka regjistruar mbi 1 mijë aplikime nga të gjitha qarqet e vendit, duke reflektuar rritjen e interesit për sipërmarrjen inovative dhe zgjerimin e ekosistemit të startup-eve përtej Tiranës.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia për Media dhe Informim (MIA), aplikimet dëshmojnë një angazhim në rritje të të rinjve, inovatorëve dhe sipërmarrësve për zhvillimin e ideve me potencial për t’u shndërruar në biznese të suksesshme.
Tirana vijon të mbetet qendra kryesore e startup-eve, me 924 aplikime, ndërsa interesi për programin po shtrihet gjithnjë e më shumë edhe në qarqet e tjera të vendit.
Pas kryeqytetit renditet Shkodra me 88 aplikime, e ndjekur nga Durrësi me 63, Vlora me 30, Fieri me 22, Elbasani dhe Korça me nga 18, Gjirokastra me 16, Berati me 13, Lezha dhe Kukësi me nga 10, ndërsa Dibra numëron 7 aplikime.
Programi “Grant 2026” synon të mbështesë startup-et me potencial zhvillimi, si dhe projektet inovative e teknologjike, duke nxitur krijimin e bizneseve të reja dhe forcimin e një ekonomie moderne, konkurruese dhe të bazuar tek inovacioni.
Shifrat konfirmojnë rritjen e interesit për sipërmarrjen inovative, zgjerimin e ekosistemit të startup-eve në të gjithë vendin, si edhe krijimin e më shumë mundësive për të rinjtë dhe bizneset e reja.
Programi synon të shndërrojë idetë inovative në histori suksesi, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në forcimin e kulturës së inovacionit në Shqipëri.
Profesionistët fitojnë terren në tregun e punës/ Rritet përfaqësimi i menaxherëve, bie pesha e punonjësve të bujqësisë
Tregu i punës në Shqipëri pësoi ndryshime gjatë vitit 2025, duke treguar një zhvendosje graduale të punësimit drejt profesioneve me kualifikim më të lartë.......
Java nis pozitivisht për Dollarin amerikan – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht duke fituar pikë gjatë fundjavës teksa është blerë mëngjesin e sotëm në raport me javën që lamë pas me 81.6......
BE blen sasi rekord gazi nga Rusia në 2026 - Europa merr të gjithë prodhimin e impiantit “Yamal” në Arktik
Europa ka importuar më shumë së kurrë më parë gaz të lëngshëm natyror nga Rusia, në gjysmën e parë të këtij viti, duke përthithur pothuajse të gjithë......
Taksa e pasurisë, 49% e totalit mblidhet vetëm në Tiranë - 79% e zënë ndërtesat, transaksionet “mbajnë” vetëm 8%
Bashkitë kanë mbledhur nga taksa mbi pasurinë afro 8.1 miliardë lekë apo rreth 81 milionë euro vitin që lamë pas, duke përbërë rreth 18% të totalit të të......
OSSH synon furnizim më të sigurt me energji - Rikonstruksion i rrjetit elektrik në Memaliaj, Tepelenë dhe Përmet
Drejtoria Rajonale e OSSH Gjirokastër ka shpallur procedurën e prokurimit për rikonstruksionin e rrjetit të tensionit të mesëm, kabinave transformuese dhe......
Çmimi i naftës rritet me 4% - Sulmet e reja ushtarake kërcënojnë transportin në Hormuz
Çmimet e naftës u rritën me mbi 4% të hënën, ndërsa dërgesat përmes Ngushticës së Hormuzit mbetën nën kërcënim, me SHBA-në dhe Iranin që njoftuan sulme të......
Pse Evropa po e shpërdoron energjinë e pastër? - Nisin projektet për zgjerimin e ruajtjes së energjisë
Evropa po prodhon më shumë energji elektrike të rinovueshme se kurrë më parë, por një pjesë e madhe e saj nuk mund të përdoret kur kërkesa është më e lartë.......
Konflikti në Iran dobëson eurozonën - Ekonomistët parashikojnë rritje të ekonomisë me 0.8-0.9%
Ekonomistët e kanë rishikuar parashikimin e rritjes së eurozonës në rënie për vitin 2026, duke përmendur konfliktin e vazhdueshëm në Iran si një faktor të......

