“Mbetjet nuk do të menaxhohen më nga bashkitë” - Rama njofton krijimin e Operatorit kombëtar për trajtimin e mbetjeve
Së shpejti pritet të krijohet “Operatori kombëtar për trajtimin e mbetjeve”. Deklaratën e bëri kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit për Reformën në Trajtimin e Integruar të Mbetjeve.
“Dëshiroj që të gjithë pa përjashtim në të gjitha nivelet dhe në të gjithë territorin që kanë një funksion publik si të zgjedhur apo si nëpunës të këtij shteti, të lidhur me të gjitha çështjet e mjedisit, të vetëdijesohen se ky është kapitulli më sfidues i negociatave dhe aspekti më sfidues i anëtarësimit tonë në BE.
E them me keqardhje që, ndërkohë që kemi vënë re me kënaqësi një përmirësim të mëtejshëm të gjithë proceseve të pastrimit, nuk vëmë re asnjë lloj vetëdijesimi nga ana e qytetarëve në raport me mbajtjen pastër të territorit, dhe nuk vëmë re përmirësime domethënëse as në trajtimin e mbetjeve.
Në këto kushte, duke marrë parasysh të gjitha shkallët e ngjitura, vonesat përkatëse, duke parë edhe vendet e tjera, ne do të çojmë përpara një paketë të re reformash dhe masash të cilat ministrja do t’i shpjegojë më në detaje, por për të cilat më duhet të them më së pari është projektligji i ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve ku kemi parashikuar krijimin e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve, një agjenci, institucion, ndërmarrje e re e cila do të jetë në dispozicion të gjithë republikës, patjetër të pushtetit vendor, të qytetarëve dhe këtij misioni për anëtarësimin në BE, duke përqendruar të gjithë procesin e trajtimit të mbetjeve, që nuk do të jetë më një proces i administruar nga bashkitë, por nga ky operator kombëtar”, tha Rama.

Individët, “lokomotiva” e kredisë/ Korriku shënon nivelin më të lartë historik, huaja për bizneset tkurret
Sipas të dhënave të fundit nga “Banka e Shqipërisë”, totali i kredisë ka arritur në 893.1 miliardë lekë në Korrik të vitit 2025, me një rritje të......

Shqipëria 3-fishon shpenzimet në mbrojtje krahasuar me 2014 - Raporti i NATO-s/54 mld lekë investime në 2025, sa 2.01% e PBB-së
Shqipëria po rrit gjithmonë e më shumë shpenzimet në sektorin e mbrojtjes, si pjesë e angazhimit në NATO. Aleanca e Atlantikut të Veriut ka publikuar......

Kursi i këmbimit/ Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan është blerë këtë mëngjes me 83 lekë dhe është shitur me 84.3 lekë duke mos pësuar lëvizje të ndjeshme të vlerës nga një ditë më parë sipas......

Tejkalime të ndotjes së ajrit në disa qytete - Raporti i AKM: Për herë të parë matet dhe Elbasani, PM 2.5 del 20% mbi kufirin e lejuar
Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka publikuar Raportin e Gjendjes në Mjedis 2024, ku theksohet se cilësia e ajrit në disa qytete të vendit vazhdon të jetë......

Gati ura më e lartë në botë - Struktura me vlerë 283 milionë dollarë do të hapet për qarkullim në shtator
Ura e Kanionit të Madh Huajiang në provincën Guizhou të Kinës, që pritet të bëhet më e larta në botë, ka përfunduar me sukses një test të rëndësishëm......

Ukraina hap tender për shfrytëzimin e litiumit - Projekti synon të tërheqë investime amerikane e të nxisë prodhimin vendas
Ukraina ka hapur një tender për të drejtën e shfrytëzimit të një depozite litiumi në rajonin qendror të Kirovohradit, njoftoi kryeministrja Yulia......

Greqia ka nevojë për 2 mln punonjës deri në 2035 - Plakja e popullsisë dhe rritja ekonomike nxisin kërkesën
Greqia ka nevojë për më shumë se dy milionë punonjës deri në vitin 2035, sipas një studimi evropian që thekson sfidën e dyfishtë dhe njëkohësisht mundësinë......

Koreja e Jugut ndalon telefonat në shkollë - Ligji i ri synon të frenojë varësinë e fëmijëve nga rrjetet sociale
Koreja e Jugut ka miratuar një ligj që ndalon përdorimin e telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera digjitale në klasat shkollore në të gjithë vendin.......