Mbetjet në Vlorë, nis depozitimi në Sherishtë - Projekti 24.95 mln euro, zgjidhje deri në 2047-ën. Mbyllja e fushës ekzistuese, ende pa afat
Në Landfillin e ri të Sherishtës në Vlorë ka nisur zyrtarisht depozitimi i mbetjeve urbane, si pjesë e funksionalizimit të infrastrukturës së re për menaxhimin e mbetjeve në qytet, teksa ende nuk ka një afat konkret se kur do të nisë mbyllja e fushës ekzistuese që për vite me radhë përfshihet nga flakët, duke ngritur shqetësime për imazhin e Vlorës si destinacion turistik dhe për pasojat mjedisore afatshkurtra e afatgjata.
“Pati një vonesë prej 2 vitesh, por sot jam i lumtur që me punën që ka bërë bashkia dhe patjeter në bashkëpunim të plotë me Ambasadën Gjermane dhe KFW-në ne arritëm të bëjmë të mundur që të vendosim qelizën e parë të landfillit në funksion. Ne i themi një fillim parcial sepse vetëm hedhim mbetjet urbane në këtë landfill”, - shprehet Ermal Dredha, kryetar i Bashkisë Vlorë.
Lanfdfilli është pjesë e Programit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve të Ngurta në Vlorë i Bashkëpunimit Financiar Gjerman, me një vlerë totale prej 24.96 mln euro, nga të cilat 12 mln euro janë kredi e dhënë nga KFW dhe pjesa tjetër grant. Ky program synon të krijojë një sistem të integruar dhe modern të menaxhimit të mbetjeve për Vlorën dhe Selenicën, duke përfshirë edhe futjen e ndarjes moderne për të rikuperuar materiale të riciklueshme.
“Landfilli i Sherishtës, së bashku me këtë qendër ku parashkohet të bëhet diferencimi i mbetjeve në të riciklueshme dhe të pariciklueshme synohet të jetë zgjidhja për menaxhimin e integruar të mbetjeve të qytetit të Vlorës në 20 vitet e ardhshme”.
Mbyllja e venddepozitimeve të paligjshme të shpërndara në rajon është komponenti tjetër i këtij programi, që e ka kohëzgjatjen deri në vitin 2027. Megjithatë, kryebashkiaku i Vlorës nuk preferon të japë një afat konkret për finalizimin e kësaj faze.
Dredha: Po bëjmë një operacion pilot atje, me qëllim që të bëjmë sa të mundemi, me mjete rretahnore po themi apo me mjete që ne kemi në dispozicion. Kjo më shumë për të shërbyer për të shmangur zjarret gjatë sezonit turistik.
Pyetje: Kur nuk do t’i shikojmë më zjarre të tilla në Vlorë?
Dredha: Maksimumi që ne shikojmë është momenti që përfundon procedura. Në bashkëpunim me KFW-në ajo do tw kapsulohet dhe do të kthehet në një ekopark, pra në park rekreativ.
Në momentin që Qendra për Menaxhimin e Mbetjeve Vlorë do të jetë plotësisht funksionale, parashikohet sigurimi i depozitimit të sigurt mjedisor të mbetjeve deri në vitin 2047. Po ashtu, 5,400 ton materiale të riciklueshme do të rikuperohen çdo vit përmes impiantit të ri të ndarjes, ndërkohë që 4,200 ton në vit të mbetje të gjelbra do të përpunohen nga impianti i ri i kompostimit, që gjithashtu do të duhet të ngrihet.
Për KFW-në gjermane, kjo nismë do të kontribuojë ndjeshëm në praktikimin e menaxhimit të qëndrueshëm të mbetjeve në Shqipëri, duke mbështetur strategjinë kombëtare të mbetjeve dhe përparuar në përputhshmërinë e vendit me standardet mjedisore të Bashkimit Evropian. Kjo pasi, ai përfshin konceptet e parandalimit, riciklimit dhe rikuperimit të mbetjeve, me synimin për të mbështetur kalimin drejt ekonomisë qarkulluese të nisur nga BE.

Si do të kreditohen agrobizneset?- Skema e re garancisë. Mbulohet 70% e principalit, normë interesi deri në 2%
Skema e re e Garancisë Sovrane ëshë një nismë që synon të lehtësojë aksesin në financa për fermerët dhe bizneset bujqësore. Ky instrument financiar do të......

Kina “përmbyt” tregun grek - 50,000 pako me vlerë 150 euro secila mbërrijnë çdo ditë nga Pekini
Komuniteti grek i biznesit është thellësisht i shqetësuar për përmbytjen e tregut vendas me produkte të shpërndara nga platformat elektronike shumëkombëshe......

Emigracioni ul popullsinë në 2.3 milionë banorë/ Meshkujt ikin në kurbet, mbeten femrat. Të gjithë “dynden” në Tiranë
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga INSTAT, popullsia e Shqipërisë në datën 1 janar 2025 rezultoi të ishte rreth 2.3 milionë banorë. Krahasuar me......

Karburantet “udhëheqin” konsumin/ Shitjet me pakicë rriten me 7% në fillim të vitit 2025
Në tre muajt e parë të vitit 2025, volumi i shitjeve me pakicë në Shqipëri u rrit me 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregtia ka......

Kondicionerët, “shpëtimi” i të nxehtit?- “Bum” importesh, mbi 3 miliardë lekë në 5 muaj
Teksa po përballemi me ditët e nxehta të verës, zgjidhja më e shpejtë dhe e përdorur nga qytetarët janë kondicionerët. Të dhënat e siguruara nga Drejtoria e......

Kroacia, 100% energji e gjelbër deri në 2030 - Studimi: Mbi 12 miliardë euro nevojiten për të arritur objektivin
Kroacia mund të përdorë vetëm energjinë elektrike të rinovueshme për të plotësuar nevojat e saj deri në vitin 2030, sipas Greenpeace. Organizata prezantoi në......

Grante bizneseve të grupeve në nevojë - Miratohet skema e re e mbështetjes, fondi 16 milionë lekë
Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar autorizimin e ndihmës shtetërore “Mbështetje për incentiva të reja për grupet në nevojë”, i botuar në Fletoren......

Në Shqipëri hapen 44 biznese në ditë/ Ndërtimi dhe transporti patën zgjerimin më të madh përgjatë vitit 2024
Në vitin 2024, numri i ndërmarrjeve ekonomike aktive në Shqipëri (përjashtuar fermerët) arriti në 132,172, duke shënuar një rritje prej 1.4% krahasuar me një......