Shqipëria Postuar më 23 Maj 2026, 10:27

Mbetjet e riciklueshme s’do hidhen në landfille- Drafti / Deri në 2045, vetëm 10% do shkojnë në vendgrumbullime

Nga Ola Mitre

Mbetjet e riciklueshme s’do hidhen në landfille- Drafti / Deri

Një projektvendim i ri “Për landfillet e mbetjeve” synon të ndryshojë mënyrën e depozitimit dhe trajtimit të mbetjeve në vendin tonë, duke vendosur kufizime më të forta për mbetjet që përfundojnë në landfill.

Projektvendimi i nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Mjedisit parashikon rregulla të reja për projektimin, ndërtimin, funksionimin dhe mbylljen e landfilleve, si dhe objektiva për reduktimin progresiv të depozitimit të mbetjeve që mund të riciklohen apo ripërdoren. Sipas relacionit shoqërues, synimi është kalimi nga ekonomia lineare drejt ekonomisë qarkulluese dhe ulja e ndotjes së tokës, ujërave dhe ajrit.

Një nga elementët kryesorë të projektvendimit është ndalimi i depozitimit në landfill i mbetjeve të riciklueshme ose të rikuperueshme, përveç rasteve kur provohet se landfillimi sjell rezultatin më të mirë mjedisor. Po ashtu, ndalohet depozitimi i mbetjeve të lëngshme, mbetjeve spitalore infektive, gomave të përdorura, si dhe baterive industriale dhe të automjeteve elektrike.

Në relacion thuhet se objektivi afatgjatë është që deri në vitin 2045, vetëm 10% e mbetjeve bashkiake të depozitohen në landfill, në përputhje me objektivat e Bashkimit Evropian.

Projektakti vendos gjithashtu kërkesa më të forta për operatorët publikë dhe privatë të landfilleve, duke përfshirë detyrimin për garanci financiare për operimin, mbylljen dhe monitorimin pas mbylljes së landfillit për të paktën 30 vite.  

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat