Shqipëria Postuar më 10 Dhjetor 2024, 10:32

Mbështetje për strehimin social - Subvencione qirash dhe grante për familjet në nevojë

Nga Ernilda Luzi

Mbështetje për strehimin social - Subvencione qirash dhe grante

Programi i strehimit do të jetë në mbështetje për individë e familje që nuk përballojnë dot kostot e strehimit në treg, duke siguruar financime për realizimin e politikave të programit, si një prioritet i qeverisë shqiptare.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, objektivi i programit është të sigurojë, deri në vitin 2030 strehim të përshtatshëm e të përballueshëm për rreth 35,0000 individë apo familje, që kanë aplikuar për strehim.

Të dhënat tregojnë se nga viti 2016, dhe deri në fund të 8-mujorit të vitit 2024 janë adresuar nevojat e 21,908 familjeve, duke realizuar objektivin në masën 62.5%.

Ndërkohë, sa i takon realizimit të 8 mujorit 2024 janë arritur disa rezultate, ku 5 644 familje kanë përfituar nga subvencionimi i interesave për kreditë ekzistuese, 183 familje kanë përfituar subvencionim të interesave për kredi të reja.

Gjithashtu, nga numri i familjeve 52 përfitues i përkasin programit të trajtimit me kredi të lehtësuar të administratës publike. Po kështu, 1260 familje kanë përfituar subvencionim të qirasë; 369 familje kanë përfituar subvencionim qiraje për shpronësimin nga ndërtimi i Unazës së madhe me një kosto prej 40.7 milionë lekë dhe 22 familje kanë përfituar nga grant i menjëhershëm për banesat me kosto të ulët, me një kosto prej 4.7 milionë lekë, sipas të dhënave të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.



Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat