Shqipëria Postuar më 6 Qershor 2025, 10:18

Mbështetje për sipërmarrjet shqiptare - Qendër e re transformimi digjital për biznese të vogla dhe startup

Nga Ernilda Luzi

Mbështetje për sipërmarrjet shqiptare - Qendër e re

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit me mbështetjen e Komisionit Evropian, po zbaton Projektin “Digital Innovation Unit” (DIU), që synon të krijojë një qendër inovative për transformimin digjital në Shqipëri, e cila do të shërbejë si pikë referimi për zhvillimin teknologjik në vend dhe do të kontribuojë në përforcmin e kapaciteteve konkurruese të sipërmarrjeve shqiptare, veçanërisht të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Partnerët stragjetikë në këtë projekt janë: Universiteti Europian i Tiranës (UET); Bashkia Korçë; Qendra Piramida; Fondacioni Vodafone Albania; Bashkia Tiranë; kompania Outerlynx dhe Qendra PROTIK.

Qendra “Digital Innovation Unit” do të ofrojë një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë shërbime digjitalizimi; trajnime teknologjike; si dhe mbështetje e akses në financim për sipërmarrjet, startup-et dhe SME-të.

Në kuadër të këtij projekti, Ministria fton të gjithë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të shprehin interesin e tyre dhe të kontribuojnë në hartimin e shërbimeve të përshtatura sipas nevojave konkrete, me qëllim ndërtimin e një mbështetjeje sa më efektive dhe të qëndrueshme.

Nga ana tjetër, ky projekt është një hap i rëndësishëm pasi kontribuon në rritjen e kapaciteteve digjitale dhe inovative; përmirësimin e qasjes në financim dhe tregje; fuqizim të rolit të sipërmarrjes në zhvillimin ekonomik kombëtar; krijimin e hapësirave të testimit e demonstrimit për teknologji të reja, gjithashtu ndikon në forcimin e inovacionit local, si dhe përmirësimin e aksesit në tregjet ndërkombëtare.

Përmes kësaj nisme, synohet të ndërtohet një ekosistem i qëndrueshëm inovacioni, duke krijuar një mjedis sa më mbështetës për zhvillimin e sipërmarrjeve shqiptare në epokën digjitale.

Mbështetje për sipërmarrjet shqiptare - Qendër e re

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat