Mbështetje për reformat, 657 milionë euro nga BE - Marrëveshja e huasë, për miratim në Kuvend
Në Kuvend është depozituar për ratifikimin marrëveshja e huasë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për lehtësinë e reformës dhe zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, një hap themelor në procesin e integrimit të vendit në BE.
Kjo marrëveshje do të mundësojë financimin e programit, nëpërmjet akordimit të një huaje në vlerën 657,5 milionë euro i shoqëruar nga një grant në shumën 264,6 milionë euro.
Referuar relacionit, objektivi i përgjithshëm i këtij programi është çlirimi i potencialit ekonomik të vendit, përmes stimulimit të transformimit ekonomik dhe përmirësimit të klimës së biznesit, për të hyrë gradualisht dhe i përgatitur në tregun e vetëm të BE-së, përmes forcimit të shtetit të së drejtës, me progres të vazhdueshëm në integrimin e përshpejtuar, konsolidimin e efikasitetin e reformave dhe ecjes së qëndrueshme përpara në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu, theksohet se këto fonde do të ndihmojnë në përshpejtimin e reformave, përfshirë forcimin e shtetit të së drejtës, përmirësimin e klimës së biznesit dhe rritjen e konkurrueshmërisë ekonomike. Më tej pritet që investimet e mbështetura nga këto fonde të kontribuojnë në digjitalizimin e shoqërisë, konsolidimi i qëndrueshmërisë energjetike dhe zhvillimit të kapitalit njerëzor përmes reformave në arsim në tregun e punës.
Integrimi evropian është synimi politik dhe strategjik më i rëndësishëm i Republikës së Shqipërisë dhe i sistemeve të saj ligjore, ekonomike dhe institucionale. Vizioni dhe objektivat strategjikë kombëtarë për integrimin evropian përcaktohen në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrimin Evropian (SKZHIE) 2022-2030, ku qëllimi parësor i politikës kombëtare është integrimi evropian i vendit.
Ndërkohë, Komisioni Evropian, më 8 nëntor 2023 në kuadër të paketës së zgjerimit 2023m lançoi nismën për propozimin e Planit të Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, pjesë e të cilit është dhe mbështetja përmes instrumentit “faciliteti për reforma dhe rritje për Ballkanin Perëndimor”. Kjo iniciativë e re zhvillimore do të ofrojë mundësinë për mbështetje financiare, deri në 6 miliardë euro për periudhën 2024-2027, për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ndërsa, ratifikimi i kësaj marrëveshjeje shihet si një hap thelbësor në rrugën drejt integrimit evropian.
Sondazh

Çfarë materialesh dhe mineralesh kritike ka Ukraina dhe pse Trump, e jo vetëm, kërkojnë akses?!
Një marrëveshje për aksesin e SHBA-së në mineralet e lakmuara dhe tokat e rralla të Ukrainës është ende në lojë, thanë Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyy......

Mbyllen regjistrimet për votuesit nga diaspora/ KQZ: Mbi 230 mijë kërkesa të miratuara!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se afati për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit për të bërë kërkesë në Platformën Elektronike të......

Përfundon rindërtimi i nënstacionit në Pogradec/ Balluku: Furnizim më i mirë për 20 mijë abonentë!
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi sot se në qytetin e Pogradecit ka përfunduar puna për......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan ka pësuar një zbritje të ndjeshme të vlerës këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 92.4 lekë dhe është shitur me......

Euro arrin nivelin më të lartë në 3 muaj ndërsa BE përgatitet të rrisë shpenzimet e mbrojtjes!
Euro u rrit për të dytën ditë radhazi tregtimi pasi kancelari në pritje i Gjermanisë, Friedrich Merz tha se qeveria do të zhbllokonte miliarda euro për......

Ndërtimi “çlirohet” nga presioni i çmimeve/ Kostot në sektor u rritën me vetëm 1.2% gjatë tremujorit të fundit të vitit 2024
Vitet e fundit, referuar të dhënave të marra në analizë nga “Scan Intel”, ndërtimi po luan një rol të rëndësishëm në ecurinë ekonomike të vendit teksa......

AAPSK dyfishon të ardhurat nga administrimi i pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në vitin 2024
Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka dyfishuar të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara dhe......

Shqipëri-Izrael/ Balluku: Nga 2 prilli, lidhje direkt përmes fluturimeve të ndërsjella!
Zëvendës kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi sot se duke nisur nga data 2 prill, Shqipëria dhe......