Mbështetje për bizneset e vogla dhe të mesme - 4 milionë lekë për të rinjtë sipërmarrës në Durrës
Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka autorizuar ndihmën shtetërore “grante për të rinjtë në mbështetje të zhvillimit të iniciativave ekonomike lokale”, mbi mbështetjen me grante nga buxheti i Bashkisë Durrës.
Skema e ndihmës shtetërore “grante për të rinjtë në mbështetje të zhvillimit të incentivave ekonomike lokale”, synon mbështetja e planeve të qëndrueshme të biznesit të krijuara nga të rinjtë e moshës 18- 30 vjeç të qytetit të Durrësit, që kanë ide biznesi ose që kërkojnë të zgjerojnë aktivitetitin e bizneseve ekzistuese.
Skema e ndihmës do të zbatohet në periudhën 2025–2027, ndërsa dhënësi i ndihmës dhe autoriteti përgjegjës për zbatimin e masës është Bashkia Durrës. Buxheti i skemës në formën e grantit është 4 milion lekë. Përfitues të skemës do të jenë deri në 10 të rinj sipërmarrës. Ndërkohë, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do t’i nënshtrohen një procesit që është i parashikuar të ndahet në tre faza.
Po kështu, përfitues janë të gjithë të rinjtë të cilët pas procesit të aplikimit janë fitues, ku do të mbështeten bazuar në idetë më të mira, inovative, fitimprurëse dhe që garantojnë rezultate të qëndrueshme. Ndërkohë, projekti do të zbatohet në territorin e Bashkisë Durrës.
Për të garantuar transparencë e konkurrencë të ndershme, ndalohet çdo ndihmë e dhënë nga burimet shtetërore, e cila shtrembëron konkurrencën duke dhënë përparësi për një apodisa ndërmarrje të caktuara ose për prodhimin e produkteve të caktuara. Çdo përfitues i ndihmës duhet të nënshkruaj deklaratën e ndihmës “De minimis” dhe të dorëzojë një kopje të deklaratës pranë Bashkisë Durrës. Vlera totale e ndihmës së dhënë një ndërmarrjeje nuk duhet të kalojë 14 milionë lekë, për një periudhë financiare prej tre vjetësh. Ky kusht plotësohet, duke qenë se buxheti vjetor i skemës është 4 milion lekë.
Nëpërmjet transferimit të burimeve shtetërore në formën e grantit të drejtpërdrejtë, Bashkia Durrës i ofron të rinjve sipërmarrës/përfituesve një avantazh, duke i lehtësuar mbi mbulimin e shpenzimeve që normalisht do të duhet të përballonin me fonde të veta përgjatë aktivitetit ekonomik. Ndihma jepet vetëm për të rinjtë që do të jenë fitues nga procesi i përzgjedhjes së aplikantëve me idetë më të mira. Skema ka potencialin të mbulojë pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë në territorin e Bashkisë Durrës, përfshirë ndërmarrjet që janë aktive në tregtinë rajonale/ndërkombëtare.

Në Europë rritet “buka”, në Shqipëri argëtimi/ “Qejfi” na kushton rreth 5 herë më shumë se europianëve
Nëse analizojmë rritjen e çmimeve sipas vendeve të rajonit, shifrat tregojnë se Shqipëria pozicionohet relativisht mirë krahasuar me disa nga fqinjët në......

Konsumojmë më pak se gjysma e europianit/ Indeksi i konsumit individual, renditemi në fund të Europës dhe rajonit
Të dhënat më të fundit të Agjencisë Europiane të Statistikave, për vitin 2024, tregojnë se, një shqiptar mesatar konsumon sa 41% e një qytetari europian. Kjo......

Lejet e ndërtimit dhe pronat “furnizojnë” bashkitë - 185 mln euro nga infrastruktura, 77.4% i takon Bashkisë Tiranë
Pushteti vendor ka performuar pozitiv në mbledhjen e të ardhurave të veta vendore gjatë vitit 2024 krahasuar si me treguesit kombëtar të produktit të......

Kursi i këmbimit/ rritje e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan e ka nisur ditën pozitivisht duke fituar pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 84.8 lekë dhe është shitur me 86 lekë sipas kursit......

Trump, i gatshëm për luftë - Miraton sulmet ndaj Iranit, por heziton të japë urdhrin përfundimtar
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, raportohet se ka miratuar planet për të sulmuar Iranin, por nuk po jep urdhrin përfundimtar nëse do ta......

"World Economic Forum": Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike
Shqipëria renditet në vend të parë sa i takon qëndrueshmërisë në sektorin energjetik. World Economic Forum, ka publikuar renditjen e shteteve duke ju......

Samiti për Tranzicionin Energjetik - Balluku: Në fokus zhvillimet gjeopolitike, që ndikojnë sektorin energjetik
Zhvillimet gjeopolitike të javëve të fundit, që ndikojnë sektorin energjetik ishin në fokus të Samitit për Tranzicionin Energjetik, i cili mbulon Europën......

“Ndryshimet në sektorin energjetik, në Kuvend” - Muçaj: Tranzicioni i gjelbër, do të arrihet brenda vitit 2030
“Tranzicioni i gjelbër do të arrihet në objektivin e përcaktuar, brenda vitit 2030”. Kështu ka thënë në emisionin GDP në SCAN TV, Enkelejda Muçaj,......