Shqipëria Postuar më 23 Tetor 2025, 10:07

Mbështetje financiare për studentët ekselentë - Hapen aplikimet në e-Albania, afati deri më 20 dhjetor

Nga Ernilda Luzi

Mbështetje financiare për studentët ekselentë - Hapen

Hapen zyrtarisht aplikimet për mbështetje financiare, për studentët më të mirë që kanë nisur studimet në programin e parë në universitetet publike.

Mbështetja financiare është një ndër programet më të rëndësishme për mbështetjen e studentëve që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë, nëpërmjet së cilës studentët e shkëlqyer, ata që ndjekin studimet në një nga programet prioritare dhe studentët olimpiadistë, përfitojnë bursë në masën e pagës minimale në shkallë vendi, si dhe përjashtohen nga pagesa e tarifës së studimit.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë, afati i fundit për aplikim është 20 dhjetori, ndërsa përfitues të kësaj skeme do të jenë vetëm studentët që ndjekin për herë të parë një program studimi në universitetet publike.

Aplikimet mund të kryhen online përmes portalit e-Albania, duke zgjedhur shërbimin “Aplikim për mbështetje financiare”. Në këtë mënyrë, çdo student mund të plotësojë dokumentacionin online, pa pasur nevojë të paraqitet fizikisht.

Pas përfundimit të procesit të aplikimit, Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë do të verifikojë të gjitha kërkesat dhe dokumentet e dorëzuara.
E ndërsa, lista përfundimtare e përfituesve pritet të shpallet në shkurt të vitit të ardhshëm.

Kjo nismë është pjesë e përpjekjeve për të forcuar meritokracinë dhe për të mbajtur në vend talentet e reja, duke i mbështetur që në hapat e parë të karrierës akademike.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat